Projektet infrastrukturore ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me theks rrugët Prizren-Tetovë dhe Bllacë-Shkup, ishin ndër temat kryesore të takimit mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të partisë Lidhja Shqiptare dhe deputetit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Zijadin Sela.
Sipas njoftimit të Kryeministrisë, në takim, që u zhvillua të hënën në Prishtinë, u diskutua edhe për zhvillimet politike në të dyja vendet.
Në pjesën që i përket Kosovës, siç njofton zyra e Kurtit, biseda u përqendrua në përgatitjet për konstituimin e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes.

