Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kërkohej për tentim vrasje, fajde dhe detyrim – arrestohet Egzon Reshani.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
04/08/2026
in Category
0
Kërkohej për tentim vrasje, fajde dhe detyrim – arrestohet Egzon Reshani.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e Egzon Reshanit, i cili ishte në kërkim për disa vepra të renda penale si Vrasje në tentativë”, “Fajde”, “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrim”.

Policia ka njoftuar edhe se Reshani i është dorëzuar dorëzuar njësive kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, për procedura të mëtejme sipas urdhërarrestit dhe rasteve për të cilat kërkohej, përcjell Gazeta Express.

‘’ Më datë 03.08.2026, pak pas orës 22:00, Policia e Kosovës, gjegjësisht zyrtarët e Policisë Kufitare, në SPMK-Muqivërcë, gjatë patrullimit dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare, në zonën e fshatit Karaqevë e Poshtme, kanë identifikuar një automjet të dyshuar duke lëvizur nga drejtimi i fshatit Breznicë/Serbi, në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës. Pas vlerësimit të situatës, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme operative me ç’ rast automjeti është ndaluar në fshatin Novosellë, ku gjatë kontrollit policor, pasagjeri në automjet, i identifikuar si Egzon Reshani, ka tentuar t’i shmanget zyrtarëve policorë duke u larguar me vrap në drejtim të vijës kufitare, përkatësisht drejt fshatit Breznicë/Serbi’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Ndryshe, policia në janar të këtij viti, e kishte shpallur në kërkim Reshanin si i dyshuar për vrasje në tentativë.

Postimi:

Arrestohet personi i shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale

Prishtinë, 04 gusht 2026

Më datë 03.08.2026, pak pas orës 22:00, Policia e Kosovës, gjegjësisht zyrtarët e Policisë Kufitare, në SPMK-Muqivërcë, gjatë patrullimit dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare, në zonën e fshatit Karaqevë e Poshtme, kanë identifikuar një automjet të dyshuar duke lëvizur nga drejtimi i fshatit Breznicë/Serbi, në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës.

Pas vlerësimit të situatës, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme operative me ç’ rast automjeti është ndaluar në fshatin Novosellë, ku gjatë kontrollit policor, pasagjeri në automjet, i identifikuar si Egzon Reshani, ka tentuar t’i shmanget zyrtarëve policorë duke u larguar me vrap në drejtim të vijës kufitare, përkatësisht drejt fshatit Breznicë/Serbi.

Zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë dhe, pas veprimeve profesionale, kanë arritur ta ndalojnë dhe arrestojnë të njëjtin në afërsi të vijës kufitare, duke parandaluar largimin e tij nga territori i Republikës së Kosovës.

Ndaj të dyshuarit ekziston urdhërarrest aktiv dhe se i njëjti kërkohej nga organet e drejtësisë për disa vepra të rënda penale “Vrasje në tentativë”, “Fajde”, “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit të të arrestuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një thikë. Lidhur me këtë është kontaktuar Prokurori kompetent dhe, sipas udhëzimeve të tij, është iniciuar rast për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga Policia Kufitare, i dyshuari u është dorëzuar njësive kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, për procedura të mëtejme sipas urdhërarrestit dhe rasteve për të cilat kërkohej.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror, parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndërkufitare, si dhe bashkëpunimin me njësitë tjera policore në lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.

 

Postimi i Policisë, në janar të këtij viti:

 

 

 

Related

Previous Post

Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve – Policia publikon detajet.

Next Post

Therje me thikë në Pejë – dy të lënduar, Policia në kërkim të të dyshuarve.

Next Post
Një ftesë e Kurtit për takim mbërrin edhe në PDK

Therje me thikë në Pejë – dy të lënduar, Policia në kërkim të të dyshuarve.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.