Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kosova nënshkruan marrëveshje me Institutin e Bazelit për rikthimin e pasurive të paligjshme.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
04/08/2026
in Category
0
Kosova nënshkruan marrëveshje me Institutin e Bazelit për rikthimin e pasurive të paligjshme.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, Drejtoresha Ekzekutive e Institutit të Bazelit për Qeverisje në Zvicër (IBQ), Elizabeth Andersen, dhe Drejtori i Qendrës Ndërkombëtare për Rikthimin e Pasurive (QNRP – ICAR), Iker Lekuona, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në formë elektronike, e cila synon të çojë përpara përpjekjet për rikthimin dhe riatdhesimin e pasurive që janë fituar në mënyrë të paligjshme përmes korrupsionit ose formave të tjera të abuzimit me pushtetin, të cilat gjenden jashtë vendit dhe i përkasin ligjërisht Republikës së Kosovës.

Për më tepër, kjo marrëveshje bashkëpunimi synon të mbështesë lehtësimin e një bashkëpunimi më efektiv me autoritetet e shteteve të tjera në lidhje me gjurmimin, identifikimin dhe ndjekjen penale të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftimin e korrupsionit, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, përmes këtij bashkëpunimi, Instituti i Bazelit për Qeverisje, nëpërmjet këshillave strategjike, udhëzimeve praktike dhe ndihmës, do ta mbështesë Prokurorin e Shtetit në çështjet e sekuestrimit dhe konfiskimit të pasurive të paligjshme, sipas standardeve dhe praktikave më të larta të bashkëpunimit ndërkombëtar.

 

Related

Previous Post

Kaos në FIFA, Infantino ndihet i izoluar: e kërkon mbështetjen e Trump, por ai nuk përgjigjet .

Next Post

Aksident i rëndë në Gjakovë-Klinë: Dhjetë të lënduar pas përplasjes së dy veturave.

Next Post
Aksident i rëndë në Gjakovë-Klinë: Dhjetë të lënduar pas përplasjes së dy veturave.

Aksident i rëndë në Gjakovë-Klinë: Dhjetë të lënduar pas përplasjes së dy veturave.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.