Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Besnik Tahiri: LVV i ka votat për kryetarin e Kuvendit, nuk kërkojmë hise në Qeveri.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
06/08/2026
in Category
0
Besnik Tahiri: LVV i ka votat për kryetarin e Kuvendit, nuk kërkojmë hise në Qeveri.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se AAK do të marrë pjesë në seancën e sotme për konstituimin e Kuvendit, megjithatë thotë se LVV i ka 61 vota për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe se s’ka pasur ndonjë bisedë me AAK-në për t’ia dhënë votat për kryetar, shkruan Gazeta Express.

“Jemi me vonesë të madhe. S’ka justifikim për këtë shtyrje. Kosova s’ka kohë me humbë me lojëra dhe pazare politike. AAK do të ndihmojë në konstituimin e institucioneve, por në anën tjetër kemi një qëndrim politik që s’ndërlidhet me atë që synojmë të kemi hise në Qeveri. Është jetike të konstituohen institucionet. Do të luajmë rol jetik, me 6 pikat që i kemi. Do të marrim pjesë në procesin e konstituimit të Kuvendit”, ka thënë Tahiri, shkruan Express.

“LVV e ka shumicën e vet. Ata i kanë 61 vota. Qëndrimi jonë është shumë i thjeshtë. Mos e bllokoni Kosovën. Sot në ditën e konstituimit, në ulësen e ministrave, ulen ata që janë deputet”, ka shtuar i tutje.

Sa i përket kërkesës së Kurtit për takim, Tahiri ka thënë se kreu i LVV’së duhet të japë përgjigje për 6 pikat e AAK-së.

“Do të ishte mirë që të përgjigjet në kërkesat tona që s’ndërlidhen me hisen në Qeveri. Një kryeministër i përgjegjshëm që sheh një platformë programore në të mirë të Kosovës, do të duhej të përgjigjej. Unë po e pyes Kurtin se cila pikë është e dëmshme për Kosovën”, ka thënë tutje Tahiri

Related

Previous Post

Gërvalla: Sot synojmë të dalim nga situata që nuk u pëlqen votuesve

Next Post

Kuvendi gati për seancën konstituive, deputetët nisin të hyjnë në sallë

Next Post
Kuvendi gati për seancën konstituive, deputetët nisin të hyjnë në sallë

Kuvendi gati për seancën konstituive, deputetët nisin të hyjnë në sallë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.