Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Konstituimi i Kuvendit, çfarë thotë Gjykata Kushtetuese për hapat e ardhshëm.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
06/08/2026
in Category
0
Konstituimi i Kuvendit, çfarë thotë Gjykata Kushtetuese për hapat e ardhshëm.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në një vendim të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese tha se Kushtetuta e vendit i detyron deputetët ta konstituojnë Kuvendin brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i certifikoi rezultatet më 8 korrik, kjo nënkupton se 30 ditë mbushen të premten, 7 gusht.

Ja çfarë kishte thënë Kushtetuesja për këtë në qershor 2025:

Pika 124

Duke iu rikthyer përcaktimeve të paragrafit 1 të nenit 66 të Kushtetutës përmes të cilave specifikohet se: “Kuvendi i Kosovës zgjidhet më mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.”

Në versionin në gjuhën angleze të Kushtetutës, dispozita e nenit 66 është formuluar si vijon: “The Assembly of Kosovo shall be elected for a mandate of four (4) years, starting from the day of the constituive sesion, ëhich shall be held ëithin thirty (30) days from the oficial announcment of the election results”. (Gjykata sqaron se ky formulim në gjuhën angleze – “shall be held” – paraqet një normë me karakter detyrues, dhe jo fakultativ, sipas përdorimit të standardizuar të gjuhës normative dhe kushtetuese edhe në të drejtën anglo – saksone, sipas Black’s Law Dictionary, “shall” is “mandatory”, not “permissive”).

Pika 131.

Më tej, Gjykata duke iu rikthyer përcaktimeve në paragrafin 1 të nenit 66 të Kushtetutës thekson se vetë struktura e kësaj dispozite kushtetuese nënkupton se mbajtja e seancës konstituive brenda afatit tridhjetë (30) ditor, nuk është mundësi formale apo orientuese, por detyrim kushtetues që lidhet ngushtë me fillimin e mandatit të legjislaturës së re.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha për Radion Evropa e Lirë se ndonëse Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, mos realizimi i kësaj “nuk prodhon automatikisht pasoja juridike”.

Kjo do të thotë se jo domosdoshmërisht duhet shkuar në zgjedhje të parakohshme.

 

Related

Previous Post

Kurti: I kemi shënuar kritikat e pranverës, kemi reflektuar dhe po veprojmë ndryshe

Next Post

Kurti pas kritikave për AAK-në: Tash e tutje do t’i referohem si Aleanca, me rëndësi është takimi me Gjinin.

Next Post
Kurti pas kritikave për AAK-në: Tash e tutje do t’i referohem si Aleanca, me rëndësi është takimi me Gjinin.

Kurti pas kritikave për AAK-në: Tash e tutje do t’i referohem si Aleanca, me rëndësi është takimi me Gjinin.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.