Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Hasani: Moskonstituimi i Kuvendit nuk çon automatikisht në zgjedhje, pasojat juridike janë më të rënda.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
06/08/2026
in Category
0
Hasani: Moskonstituimi i Kuvendit nuk çon automatikisht në zgjedhje, pasojat juridike janë më të rënda.
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani, ka sqaruar edhe atë se çfarë ndodh në rast të mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës deri nesër,

Ai ka thënë se nuk prodhohet asnjë efekt juridik, rrjedhimisht vendi nuk shkon me automatizëm në zgjedhje.

Megjithatë ai potencon faktin se pasojat juridike që prodhohen janë pas skadimit të afatit 30 ditor, meqë vendi mbetet pa Kuvend dhe pa president, madje për këtë të fundit sqaron se nuk ekziston prej sot.

“Sipas Kushtetutës dhe aktgjykimit të parafundit të Gjykatës Kushtetuese, nuk prodhohet asnjë pasojë juridike kur Kuvendi nuk konstituohet, në raport me vullnetin e lirë të shprehur nga qytetarët e vendit. Pra, nuk shkohet në zgjedhje me automatizëm.Pasojat juridike që prodhohen janë edhe më të rënda dhe konsistojnë në atë se Kosova, nga skadimi i afatit tridhjetëditor, nesër, mbetet pa dy organe qendrore kushtetuese: nuk ka Kuvend të Kosovës dhe President të Republikës. Ky i fundit, as në kapacitetin e ushtruesit të detyrës, nuk ekziston nga sot”,

Hasani sot gjithashtu ka sqaruar se Albulena Haxhiu me aktin e betimit si deptuete, ka humbur pozitën e u.d të Presidentit dhe se vendi është pa shef të shtetit. Sipas profesorit Hasani, Kuvendi pas konstituimit duhet të procedojë me zgjedhjen e Presidentit të ri.

Related

Previous Post

Pas zhvillimeve në Kuvend, Ardian Gjini thërret konferencë për media në orën 17:00

Next Post

Kosova pa kryeparlamentar e pa president, kur përfundon mandati i kryetarit të Kuvendit?.

Next Post
Kosova pa kryeparlamentar e pa president, kur përfundon mandati i kryetarit të Kuvendit?.

Kosova pa kryeparlamentar e pa president, kur përfundon mandati i kryetarit të Kuvendit?.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.