Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Gjermania ekstradon në Kosovë një të shumëkërkuar për vjedhje.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
07/08/2026
in Category
0
Gjermania ekstradon në Kosovë një të shumëkërkuar për vjedhje.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Gjermania për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letë- rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Gjermanisë.

I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat e tjera ligjore.

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktiviteteve të tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

Related

Previous Post

Kolona të gjata në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata.

Next Post

Ish-deputeti i PDK-së: VV ka uzurpuar pozitat shtetërore, nëse s’vepron Prokuroria duhet të reagojnë qytetarët.

Next Post
Ish-deputeti i PDK-së: VV ka uzurpuar pozitat shtetërore, nëse s’vepron Prokuroria duhet të reagojnë qytetarët.

Ish-deputeti i PDK-së: VV ka uzurpuar pozitat shtetërore, nëse s’vepron Prokuroria duhet të reagojnë qytetarët.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.