Njësia e Arrestimeve e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Kryeqytetit, ka arrestuar një person të kërkuar.
Sipas Policisë së Kryeqytetit, bëhet fjalë për N.L., 43 vjeç, i dënuar me katër vite burgim për veprat penale “Shmangia nga tatimi” dhe “Falsifikim i dokumentit”.
I njëjti kishte edhe një urdhërarrest aktiv. Njësitet relevante kanë vazhduar me procedurat e nevojshme ndaj personit të arrestuar.

