Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Dyshohet se organizonin lojëra të fatit, arrestohen tre persona në Pejë.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
10/08/2026
in Category
0
Dyshohet se organizonin lojëra të fatit, arrestohen tre persona në Pejë.
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona janë arrestuar në fshatin Rashiq të Pejës, nën dyshimin për veprat penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është zbuluar pas pranimit dhe trajtimit të informacioneve se në një lokal në Rashiq disa persona po zhvillonin veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Më 8 gusht, Sektori Rajonal për Hetime, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, në asistim të Njësisë për Reagim të Shpejtë dhe me autorizim ligjor, ka kryer kontroll dhe bastisje në lokalin në fjalë.

Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar si prova materiale një kuti me çipa për organizimin e lojërave të pokerit, një armë automatike AK-47, një karikator me 10 fishekë, si dhe një mjet të mprehtë.

Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit kompetentë.

Pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore, me vendim të organit kompetent, dy të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa një tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të procedohet në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe të raportojnë rastet e dyshuara.

 

VMRO-DPMNE reagon ndaj kritikave të LSDM-së për spektaklin: “Tani u pengon edhe dielli maqedonas”

Related

Previous Post

Ahengu familjar në Viti përfundon me alarm: Predhat bien pranë dy familjeve, arrestohet një person.

Next Post

Bilanc i rëndë në trafik: 94 aksidente dhe mbi 2 mijë tiketa brenda një dite.

Next Post
Bilanc i rëndë në trafik: 94 aksidente dhe mbi 2 mijë tiketa brenda një dite.

Bilanc i rëndë në trafik: 94 aksidente dhe mbi 2 mijë tiketa brenda një dite.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.