Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Haradinaj nderon dëshmorët e gushtit 1998: “Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
10/08/2026
in Category
0
Haradinaj nderon dëshmorët e gushtit 1998: “Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre”.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar luftëtarët e rënë në altarin e lirisë gjatë gushtit të vitit 1998.

Haradinaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka thënë se në fillim të gushtit të atij viti luftimet kundër forcave serbe po intensifikoheshin çdo ditë, jo vetëm në Dukagjin, por në mbarë Kosovën.

Ai ka përmendur dëshmorët Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula dhe Jusuf Kelmendi, për të cilët ka thënë se kishte nderin t’i kishte krah në shumë beteja.

“Më 9 dhe 10 gusht, ranë në altarin e lirisë bijtë e kombit: Agim Bajrami, Xheladin Kurtaj e Besnik Begunca”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, këta ishin “luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë”, të cilët para jetës së tyre vendosën lirinë e Kosovës.

“Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre! Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, ka përfunduar Haradinaj.

Related

Previous Post

Shtetasi serb pengon policët në detyrë, shoqërohet në polici.

Next Post

Vetaksident në Ferizaj: Raportohet se 13-vjeçari ka humbur jetën, lëndohet 16-vjeçari.

Next Post
Vetaksident në Ferizaj: Raportohet se 13-vjeçari ka humbur jetën, lëndohet 16-vjeçari.

Vetaksident në Ferizaj: Raportohet se 13-vjeçari ka humbur jetën, lëndohet 16-vjeçari.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.