Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Konjufca akuzon BE-në: Toleranca e ka inkurajuar Serbinë të vazhdojë ambiciet hegjemoniste.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
10/08/2026
in Category
0
Konjufca akuzon BE-në: Toleranca e ka inkurajuar Serbinë të vazhdojë ambiciet hegjemoniste.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia është burim kryesor i kërcënimit për Kosovën dhe paqen në rajon, tha ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, raporton KosovaPress.

Ai, në edicionin e nëntë të Konferencës së Ambasadorëve të Kosovës, tha se marrëdhëniet e ngushta të Serbisë me Rusinë, refuzimi për të mbështetur sanksionet ndaj Moskës, si dhe bashkëpunimi ushtarak me Kinën, përbëjnë kërcënim për sigurinë në rajon.

Konjufca theksoi se Kosova i ka marrë seriozisht deklaratat e ministres serbe, Snezhana Paunoviq, e cila kishte thënë se, po të ishte në vend të Millosheviqit, do ta spastronte etnikisht Kosovën. Sipas tij, qëndrimet tolerante të BE-së ndaj pozicioneve të tilla të Serbisë e kanë inkurajuar Serbinë të mos heqë dorë nga ambiciet e saj hegjemoniste.

“Të pasurit në kufi të një fqinji, siç është Serbia, që vazhdon të ketë raporte të ngushta me Rusinë, paraqet kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për krejt Ballkanin. Serbia vazhdon të mos e mbështesë asnjë sanksion kundër Federatës Ruse dhe, të njëjtën kohë, ka intensifikuar bashkëpunimin ushtarak me vende si Kina. Ky orientim i Serbisë është më shumë se një pozicion i dyzuar në arenën ndërkombëtare. Retorika e pandryshuar agresore e politikës zyrtare serbe kundrejt Republikës së Kosovës dëshmon se Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për paqen rajonale dhe evropiane. Deklarata e ministres serbe se, po të ishte në vend të Millosheviqit, do ta spastronte etnikisht Kosovën, sërish është një deklaratë që duhet të merret seriozisht jo vetëm si shtet i Kosovës, por edhe nga aleatët ndërkombëtarë. Qëndrimet tolerante të BE-së ndaj pozicioneve të tilla të Serbisë e kanë inkurajuar Serbinë të mos heqë dorë nga ambiciet e saj hegjemoniste”, theksoi ai.

Konjufca përmendi edhe rreshtimin e Kosovës me aleancën euroatlantike, duke theksuar qëndrimin e institucioneve ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe mbështetjen për masat e ndërmarra nga aleanca perëndimore.

Kryediplomati në detyrë potencoi edhe anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe dërgimin e ushtarëve të FSK-së në Gaza, si dëshmi e orientimit dhe lojalitetit ndaj partneritetit me SHBA-në.

“Rrethanat e trazuara globale të viteve të fundit kanë dëshmuar se Republika e Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur, ka qëndruar e palëkundur në mbështetjen e aleancës perëndimore për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Ukrainës kundrejt agresionit të Rusisë, si dhe i ka mbështetur të gjitha masat sanksionuese që Aleanca perëndimore ia ka vendosur Federatës Ruse. Po ashtu, Republika e Kosovës qëndron përkrah aleatit tonë të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në përpjekjen e tyre për të ndërtuar paqen në Lindjen e Mesme. Anëtarësimi në Bordin e Paqes të themeluar nga presidenti Trump dhe dërgimi i ushtarëve të FSK-së në Gaza në kuadër të trupës paqeruajtëse janë dëshmi e orientimit dhe lojalitetit tonë ndaj këtij partneriteti që e kemi”, shtoi Konjufca.

Ndërkohë, Konjufca tha se gjatë muajve si kryediplomat ka punuar edhe në sigurimin e njohjeve të reja për Kosovën.

Ai tha se vëmendje e veçantë i është kushtuar shteteve që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, duke përmendur takimet dhe komunikimet diplomatike me vende në Evropë, Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine.

 

“Thatë” Besnik Tahiri lajmërohet nga Parlamenti: Kuvendi s’guxon të bëhet muze, bllokada është abuzim

Adver

Related

Previous Post

“S’është dramatike”, Konjufca: Seanca konstituive mund të zgjasë mbi një ditë.

Next Post

Qumështorja “Vita” përplaset me Ministrinë, i drejtohet tri gjykatave.

Next Post
Qumështorja “Vita” përplaset me Ministrinë, i drejtohet tri gjykatave.

Qumështorja “Vita” përplaset me Ministrinë, i drejtohet tri gjykatave.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.