Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Skenderaj vazhdon të mbulojë shpenzimet e varrimit për familjet.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
10/08/2026
in Category
0
Skenderaj vazhdon të mbulojë shpenzimet e varrimit për familjet.
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se do të vazhdojë të mbulojë financiarisht shërbimin e varrimit për familjet në të gjithë territorin e komunës edhe në vitet e ardhshme.

Për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim Hoti, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për vazhdimin e mbulimit financiar të këtij shërbimi.

Sipas Komunës, mbështetja synon t’ua lehtësojë familjeve barrën financiare në një prej momenteve më të vështira për to.

“Në momente të vështira për familjet, mbështetja institucionale është përgjegjësi dhe përkushtim”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Komuna ka theksuar se do të vazhdojë të jetë pranë qytetarëve dhe familjeve në të gjithë territorin e saj, veçanërisht në periudhat kur kanë më së shumti nevojë për mbështetje.

“Pranë qytetarëve dhe familjeve të Skenderajt, atëherë kur kanë më së shumti nevojë”, thuhet në njoftim.

Related

Previous Post

Afrona Dika në pritje të ëmbël, zbulon se do të bëhet nënë për herë të parë

Next Post

“Po, është e vërtetë”, Muja konfirmon: Qumështi “Vita” nuk përmban vaj palme.

Next Post
“Po, është e vërtetë”, Muja konfirmon: Qumështi “Vita” nuk përmban vaj palme.

“Po, është e vërtetë”, Muja konfirmon: Qumështi “Vita” nuk përmban vaj palme.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.