Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Dyert janë të mbyllura” – “Jo, janë të hapura”: Përplasje Çitaku–Haxhiu në Kuvend.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
12/08/2026
in Category
0
“Dyert janë të mbyllura” – “Jo, janë të hapura”: Përplasje Çitaku–Haxhiu në Kuvend.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka hyrë në sallën e Kuvendit ku aktualisht janë duke u pritur për vizita bashkatdhetarët, si dhe të rinjtë për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Aty Çitaku tha se Kuvendi është i suspenduar dhe tha se dyert e sallës janë të mbyllura për deputetët e zgjedhur.

Këtë fjalë Çitaku e mbajti derisa prapa saj po qëndronte ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila tentoi ta kundërshtonte atë.

“Kuvendi i Kosovës është i suspenduar, unë jam deputete e zgjedhur, gjithë këta janë deputetë të zgjedhur, këto dyer janë të mbyllura për neve.

Këtu ndërhyri Haxhiu.

“Jo, jo të hapura janë”.

Por, Çitaku e vazhdoi fjalën e saj drejtuar vizitorëve të pranishëm.

“Mua po më vjen mirë që janë hapur për juve. Por, Kuvendi nuk është thjesht objekt, nuk është ndërtesë me tulla, është institucion.

“Është dhënë gjak, mund, djersë, sakrificë, që Kosova me pasë institucione, me pasë Kushtetutë”.

Pas kësaj, Çitaku u duartrokit, ndërsa u dëgjuan disa kërkesa për thirrje të seancës.

“Thirreni seancën”.

Çitaku vazhdoi duke thënë se “nuk guxojmë me u sjellë sikurse s’po ndodhë asgjë”./

Related

Previous Post

PDK kërkon thirrjen e seancës, Tahiri: “Edhe Aleanca do të jetë në Kuvend, qasja e VV-së është alarmante”.

Next Post

Tension në Kuvend: PDK hyn në sallë, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

Next Post
Tension në Kuvend: PDK hyn në sallë, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

Tension në Kuvend: PDK hyn në sallë, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.