Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Tension në Kuvend: PDK hyn në sallë, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
12/08/2026
in Category
0
Tension në Kuvend: PDK hyn në sallë, kërkon vazhdimin e seancës konstituive
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë futur në sallën kryesore të Kuvendit, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri aktualisht po mban një konferencë për media, ku paralajmëroi “hapa” për mbrojtjen e demokracisë dhe Kushtetutës.

“PDK është në Kuvend. KUSHTETUTË – REPUBLIKË! #HapeniKuvendin”, shkroi PDK-ja në një postim në Facebook.

Me kërkesë të kryeministrit në detyrë, kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, seanca konstituive e Kuvendit që nisi më 6 korrik u ndërpre dy herë radhazi. Ai nuk e ka propozuar kandidatin për kryeparlamentar, siç kërkohet me Kushtetutë, pasi e konsideron të padobishme që të zgjidhet kryeparlamentari dhe nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, të premtën në mesnatë ka përfunduar afati për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja, e caktoi për të shtunën vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre nga ai në po të njëjtën mënyrë si ditën kur ajo nisi.

Tani, LVV-ja thotë se nuk do të ketë vazhdim të seancës konstituive pa një marrëveshje paraprake për Presidentin, për zgjedhjen e të cilit është përcaktuar një afat kushtetues 60 ditor, i cili fillon të rrjedhë vetëm pasi të konstituohet Kuvendi.

 

Related

Previous Post

“Dyert janë të mbyllura” – “Jo, janë të hapura”: Përplasje Çitaku–Haxhiu në Kuvend.

Next Post

“Organizatë banditeske”, Tahiri sulmon VV-në: Kur s’e respekton Kushtetutën, pse biznesi të respektojë ligjin?.

Next Post
“Organizatë banditeske”, Tahiri sulmon VV-në: Kur s’e respekton Kushtetutën, pse biznesi të respektojë ligjin?.

“Organizatë banditeske”, Tahiri sulmon VV-në: Kur s’e respekton Kushtetutën, pse biznesi të respektojë ligjin?.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.