Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Hoti: Dërgimi i moskonstituimit të Kuvendit në Kushtetuese mund të jetë në interes të VV’së, por duhet dërguar urgjentisht.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
12/08/2026
in Category
0
Hoti: Dërgimi i moskonstituimit të Kuvendit në Kushtetuese mund të jetë në interes të VV’së, por duhet dërguar urgjentisht.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti, tha se ruajtja e kushtetutshmërisë për të është mbi çdo interes elektoral.

Duke u nisur nga kjo, Hoti tha se përkundër që dërgimi në Gjykatë Kushtetuese të çështjes së moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues mund të jetë në interes të Vetëvendosjes për ta shtyrë procesin e mbajtjes së zgjedhjeve në një datë kur iu duket atyre e përshtatshme, duhet dërguar urgjentisht në gjykatë.

“Dërgimi i kësaj shkelje në Gjykatën Kushtetuese mund të jetë në interesin e partisë së parë, pasi i mundëson asaj që, duke e prolonguar konstituimin e Kuvendit, të çojë vendin në zgjedhje në një datë të përshtatshme për të”.

Hoti më pas tha se ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka të kontestuar këtë detyrë pas 7 gushtit, ndërsa edhe anëtarët e kabinetit qeveritar pas betimit si deputetë janë kundërligjshëm në këto poste.

Postimi i plotë:

Duke pamundësuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, partia që ka dalë e para në zgjedhje e ka shkelur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Çdo veprim pas kalimit të këtij afatit bie në kundërshtim me atë aktgjykim.

Moskonstituimi i Kuvendit, i qëllimshëm dhe i motivuar nga interesa elektorale, nuk mund të kalojë në heshtje.

Disa deputetë, duke pamundësuar qëllimshëm konstituimin e Kuvendit, janë duke e shkelur betimin e dhënë më 6 gusht 2026 për mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë. Ndërkaq, disa po e shkelim betimin me mosveprim, duke mos e adresuar këtë shkelje në Gjykatën Kushtetuese.

Dërgimi i kësaj shkelje në Gjykatën Kushtetuese mund të jetë në interesin e partisë së parë, pasi i mundëson asaj që, duke e prolonguar konstituimin e Kuvendit, të çojë vendin në zgjedhje në një datë të përshtatshme për të.

Por ruajtja e kushtetutshmërisë është para çdo interesi elektoral. Çështja duhet dërguar urgjentisht në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata duhet t’i japë zgjidhje situatës kur partia që del e para në zgjedhje nuk e shfrytëzon të drejtën e saj për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit.

Kujtojmë se Republika e Kosovës është me një u.d. të detyrës së Presidentit me mandat të kontestuar pas datës 6 gusht 2026. Kur 120 deputetë e kanë dhënë betimin, ish Kryetares së Kuvendit i ka mbaruar mandati në krye të Kuvendit, i cili mandat i ka mundësuar ushtrimin e detyrës së Presidentit.

Republika e Kosovës është gjithashtu me Kryeministër dhe ministra në detyrë, të cilët nga data 6 gusht 2026 kur e kanë dhënë betimin si deputetë, janë duke e ushtruar detyrën në mënyrë të kundërligjshme. Për këtë çështje ka një aktgjykim të Gjykatës Supreme.

 

QMK: Nëntë zjarre në ambient të hapur, pesë janë aktive

Related

Previous Post

“Rrenc je, shefin e ki rrenc”, Rrahmani përplaset me Golën – Gola: “Ik atje”

Next Post

“Analfabet i Kurtit”, përplasje verbale mes qytetarëve dhe militantit me plis

Next Post
“Analfabet i Kurtit”, përplasje verbale mes qytetarëve dhe militantit me plis

“Analfabet i Kurtit”, përplasje verbale mes qytetarëve dhe militantit me plis

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.