Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Gruda: “LVV s’e bën Kuvendin as më 7 shtator, duan Presidentin ose zgjedhje kur u konvenon”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/08/2026
in Category
0
Gruda: “LVV s’e bën Kuvendin as më 7 shtator, duan Presidentin ose zgjedhje kur u konvenon”.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka shkelur Kushtetutën dhe interpretimet e Gjykatës Kushtetuese, megjithëse, përveç shkeljes së afatit për konstituimin e Kuvendit, tha se “është e ligjshme të mbahen seanca sepse Gjykata Kushtetuese ka thënë se Kuvendi duhet të themelohet, qoftë edhe pas afatit”.

Gruda tha në një konferencë për media në hollin e Kuvendit se LVV-ja nuk do ta konstituojë Kuvendin as më 7 shtator, sa tha dje zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla se është afati.

“Zonja Gërvalla tha dje duhen 30 ditë nga nisja e sencës. Gjykata Kushtetuese ka thënë jo nga nisja, nga certifikimi i zgjedhjeve. Qartazi, shqipe e qartë: nga certifikimi i zgjedhjeve, 30 ditë, jo nga mbajtja e seancës”, tha ai.

“Ajo tha që duhet të themelohet më 7 shtator. Mbajeni pak për fjale, mbamëni edhe mua për fjale, që VV-ja nuk e bën as më 7 shtator Kuvendin”, tha Gruda.

Ai tha se LVV-ja nuk dëshiron ta konstituojë Kuvendin, “sepse i ka dy qëllime politike”.

“Ta mbajë Kosovën të bllokuar deri ditën kur pretendon ta marrë pushtetin absolut. Nëse në këtë rrugë nuk arrin ta marrë Presidentin, ata po duan ta çojnë vendin në zgjedhje në një datë që u konvenon atyre”, tha ai.

Me kërkesë të kryeministrit në detyrë, kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, seanca konstituive e Kuvendit që nisi më 6 korrik është ndërprerë dy herë radhazi. Ai nuk e ka propozuar kandidatin për kryeparlamentar, siç kërkohet me Kushtetutë, pasi e konsideron të padobishme që të zgjidhet kryeparlamentari dhe nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, të premtën e javës së kaluar në mesnatë ka përfunduar afati për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja, e caktoi për të shtunën vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre nga ai në po të njëjtën mënyrë si ditën kur ajo nisi.

Tani, LVV-ja thotë se nuk do të ketë vazhdim të seancës konstituive pa një marrëveshje paraprake për Presidentin, për zgjedhjen e të cilit është përcaktuar një afat kushtetues 60 ditor, i cili fillon të rrjedhë vetëm pasi të konstituohet Kuvendi.

Related

Previous Post

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, Policia ndalon shtetasin e Serbisë në Kamenicë.

Next Post

Nuk vendosi shenjat në rrugë dhe rrezikoi jetën e njerëzve, Fetahajt i mbetet dënimi me kusht

Next Post
Nuk vendosi shenjat në rrugë dhe rrezikoi jetën e njerëzve, Fetahajt i mbetet dënimi me kusht

Nuk vendosi shenjat në rrugë dhe rrezikoi jetën e njerëzve, Fetahajt i mbetet dënimi me kusht

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.