Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Koci: Serbia ndalon edhe një tjetër qytetar të Kosovës.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
13/08/2026
in Category
0
Koci: Serbia ndalon edhe një tjetër qytetar të Kosovës.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një tjetër qytetar i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe gjatë kalimit të kufirit Serbi–Kroaci.

Sipas Kocit, bëhet fjalë për Dugagjin Maxhunin, nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979.

Koci ka bërë të ditur se Maxhuni fillimisht është ndaluar për verifikim, ndërsa pas disa orësh familja e tij është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij janë duke vazhduar.

Avokati ka theksuar se për momentin nuk janë të qarta rrethanat dhe baza juridike e ndalimit, duke shtuar se është duke i verifikuar informacionet dhe po e përcjell nga afër rastin.

“Ndërkohë që politika jonë merret me fajësime e përplasje të pafundme, Serbia po vazhdon me arrestimin e qytetarëve tanë”, ka shkruar Koci.

Ai ka bërë thirrje që institucionet të kujdesen për qytetarët e Kosovës dhe ka paralajmëruar se do ta njoftojë opinionin për çdo zhvillim të ri lidhur me rastin.

 

 

Related

Previous Post

Muharremi: Qytetarët kanë të drejtë t’i nxjerrin nga zyrat Kurtin dhe ministrat e betuar si deputetë.

Next Post

“Haradinaj është hero i gjallë”, Gruda dënon thirrjen për pushkatim.

Next Post
“Haradinaj është hero i gjallë”, Gruda dënon thirrjen për pushkatim.

“Haradinaj është hero i gjallë”, Gruda dënon thirrjen për pushkatim.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.