Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

“Protestat dhe bllokadat do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit”, paralajmëron Daut Haradinaj.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
14/08/2026
in Category
0
“Protestat dhe bllokadat do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit”, paralajmëron Daut Haradinaj.
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Daut Haradinaj nga Aleanca, është deklaruar për situatën e fundit politike në vend, bllokadën institucionale dhe mosvazhdimin e seancave plenare të kuvendit.

Haradinaj ka bërë të ditur për Indeksonline, se ka nënshkruar një nismë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ka paralajmëruar se, nëse situata vazhdon, opozita mund t’i drejtohet edhe protestave e bllokadave.

“Na sa e nënshkruam një nismë nga një institut që kishte bërë thirrje për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se, sipas tij, synon që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

“Po e kam thënë para tre muajsh, Kurti ka qëllim ripërsëritjen e zgjedhjeve, derisa t’i ndodhë kjo popullit dhe ky me vazhdu avazin e njëjtë”, është shprehur ai.

Haradinaj ka përdorur edhe gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nuk do të thotë se krejt VV janë UDB-ashë, por një fakt është se krejt UDB-ashat janë në VV”, ka deklaruar ai.

Duke kritikuar qasjen e opozitës gjatë viteve të fundit, Haradinaj ka thënë se vetëm aktiviteti në rrjete sociale nuk mjafton për ta larguar Kurtin nga pushteti.

“Albin Kurti është frikacak dhe ky s’njeh gjuhë tjetër. Nëse opozita ka menduar që gjashtë vjet që me Facebook me largu z. Kurtin prej Qeverie, atëherë e ka pas shumë gabim”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka paralajmëruar se protestat dhe bllokadat mund të jenë hapi i radhës i opozitës.

“Protesta, bllokada, do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka kritikuar Kurtin edhe për qëndrimet e tij ndaj shqiptarëve jashtë Kosovës dhe ndaj Shqipërisë, duke e akuzuar atë se është “antishqiptar” dhe “kundër Shqipërisë”.

Deklaratat e Haradinajt vijnë në një kohë kur kuvendi vazhdon të përballet me bllokadë politike, ndërsa partitë opozitare kanë kërkuar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për procesin e konstituimit të kuvendit.

Related

Previous Post

Raportohet se gjyqtari u arrestua në motel – dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare/.

Next Post

U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen tre mërgimtarët nga Kosova.

Next Post
U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen tre mërgimtarët nga Kosova.

U aksidentuan rrugës për në Gjermani, sot varrosen tre mërgimtarët nga Kosova.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.