Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Aksidenti tragjik në Kliqinë: Spitali i Pejës zbulon gjendjen e rëndë të viktimës.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
18/08/2026
in Category
0
Aksidenti tragjik në Kliqinë: Spitali i Pejës zbulon gjendjen e rëndë të viktimës.
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturave, që ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Pejë–Prishtinë, në Kliqinë të Pejës.

Rastin është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:42.

Ndërkohë, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se në Emergjencë janë pranuar tre pacientë si pasojë e aksidentit.

Sipas spitalit, njëri prej tyre është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, ka ndërruar jetë.

“Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor dhe të gjitha masave të ndërmarra për t’i shpëtuar jetën, fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Dy pacientët e tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe, sipas spitalit, janë në gjendje stabile dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia e Kosovës po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

 

Related

Previous Post

Lihtenshtajni ndryshon rregullat: edhe gratë mund të trashëgojnë fronin

Next Post

Çitaku tenton të hyjë në Qeveri, i ndalohet hyrja – pamje

Next Post
Çitaku tenton të hyjë në Qeveri, i ndalohet hyrja – pamje

Çitaku tenton të hyjë në Qeveri, i ndalohet hyrja – pamje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.