U.d Presidentja, Albulena Haxhiu, është deklaruar për media pas takimit që ka pasur me disa parti lidhur me situatën politike, duke theksuar së qëllimi i takimit ka qenë që të shihet se a do të ketë ndonjë ‘’rrugë për të ecur bashkë përpara’’.
“Sapo përfundova takimin me liderët e subjekteve politike që iu përgjigjën pozitivisht ftesës time për takim. Qëllimi i këtij takimi ishte që, në rrethanat që jemi, të shohim a kemi ndonjë rrugë për të ecur bashkë përpara. I falënderoj kryetarët e subjekteve politike që ishin të pranishëm. Të nderuara media, ju e dini që para nesh janë dy qëndrime politike. Qëndrimi i LVV-së dhe partnerëve është që, nëse hyjmë në konstituim të Kuvendit pa ndonjë marrëveshje për presidentin, mund të përsëritet kriza e vitit të kaluar, që po ashtu edhe këtij vitit, dhe në anën tjetër, kemi qëndrimin e PDK-së, LDK-së dhe Aleancës që të hyjmë me konstituimin e Kuvendit dhe pastaj të flitet për presidentin. Unë nuk jam këtu për të gjykuar qëndrimet e partive, por duhet të theksoj se pas gjithë këtyre muajve, nuk kemi nevojë që të hamendësojmë se çka sjell mungesa e marrëveshjes, e kemi parë këtë disa herë, e dimë ku na çon mungesa e dialogut dhe refuzimi i takimeve. ”, ka thënë ajo për media.
Haxhiu, deklaroi edhe se, kryetari i VV’së, Albin Kurti, do të ketë ‘’shumë shpejt’’ një takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Sot kam dëgjuar qëndrimet e subjekteve politike. Të gjitha ishin që duhet të kontribuojmë maksimalisht për çështjen e marrëveshjes për presidentin dhe të shmangen zgjedhjet. Nuk pres që partitë politike të pajtohen për gjithçka. Pres që të jenë të gatshme të flasin, për atë që është domosdoshme për funksionimin e shtetit. Nëse nuk mund të merremi vesh sot, nuk kemi asnjë garanci që një palë zgjedhjet e reja do të na bëjnë të merremi vesh nesër. Kryeministri Kurti e theksoi që i ka votat për kryetar të Kuvendit dhe çështja është te marrëveshja për presidentin. Pra mund të jetë si çështje në rënd të tretë, por është çështje prioritare. Sipas njoftimi që kryetari i VV’së na tha, me LDK do të ketë një takim shumë shpejt”, ka deklaruar Haxhiu.

