Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Haxhiu i përgjigjet Kurtit për kandidatin konsensual: “Sapo ta përmendë, partitë bëhen kundër”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
18/08/2026
in Category
0
Haxhiu i përgjigjet Kurtit për kandidatin konsensual: “Sapo ta përmendë, partitë bëhen kundër”.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u pyet se pas qëndrimit të LDK’së për të mbetur në opozitë, pse Lëvizja Vetëvendosje s’po jep emër për president konsensual.

Fillimisht, Haxhiu kërkoi mirëkuptim se nga foltorja në Presidencë s’po mund të mbrojë qëndrimet e partisë së saj, por më pas, ajo mbrojti pozicionin e shefit të saj të partisë, Albin Kurti, duke iu referuar fjalës së tij.

“Ju uroj mirëkuptim që nga kjo foltore nuk po mund të përmend qëndrimet e Vetëvendosjes në detaje, po mundohem të jem e kujdesshme në këtë drejtim”, tha Haxhiu.

“Sa i përket emrit të kandidatit konsensual. Unë vetëm po i referohem fjalës së kryetarit, kryeministrit Kurti, që sapo ai përmend ndonjë emër të përveçëm, menjëherë bëhen radhët e partive politike kundër atij emri të përveçëm. Prandaj është mirë që partitë politike të tjera të flasin për emra të kandidatëve konsensualë. Uroj që në takimet e radhës ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK’së të dalin emra të kandidatëve konsensualë”. /

 

Related

Previous Post

Haxhiu paralajmëron: Kurti do të takohet shumë shpejt me LDK-në.

Next Post

Takimi me Haxhiun, Kurti: “Nuk thërret seancë”, hesht për bisedën me Avni Deharin.

Next Post
Takimi me Haxhiun, Kurti: “Nuk thërret seancë”, hesht për bisedën me Avni Deharin.

Takimi me Haxhiun, Kurti: “Nuk thërret seancë”, hesht për bisedën me Avni Deharin.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.