Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Arifi kritikon marrëveshjen e thëngjillit me Maqedoninë e Veriut: “Qe qysh funksionon ekonomia e Kurtit”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
18/08/2026
in Category
0
Arifi kritikon marrëveshjen e thëngjillit me Maqedoninë e Veriut: “Qe qysh funksionon ekonomia e Kurtit”.
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi, ka reaguar pas publikimit të kontratës për shitjen e thëngjillit të Kosovës te Maqedonia e Veriut, duke e cilësuar qasjen e qeverisë në detyrë si “ekonomi koloniale me propagandë populiste”.

Arifi ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po menaxhohet pasuria energjetike e Kosovës, duke argumentuar se Kosova po e shet thëngjillin si lëndë të parë, ndërsa më pas rrymën e prodhuar me këtë thëngjill e blen si produkt final.

“Qe qysh funksionon ekonomia e Kurtistanit:

Kosova i shet thëngjill Maqedonisë si lëndë të parë, në vlerë prej 73 milionë eurosh. Me këtë thëngjill, Maqedonia prodhon 800 mijë MWh rrymë dhe, siç thonë ata, EMV-ja fiton 171 milionë euro bruto.

Pastaj, këto 73 milionë euro, bashkë me të hyrat nga rritja e TVSH-së për shkak të rritjes së çmimit të naftës, i ndan ‘te populli’ nga 100 euro para zgjedhjeve të dhjetorit.

Në tri vitet e ardhshme, Kosova e blen rrymën nga Maqedonia, e cila e ka prodhuar me thëngjillin e Kosovës.

Pra, t’i jep 100 euro nga thëngjilli i shitur në Maqedoni, e pastaj t’i merr shumëfish më shumë për ta paguar rrymën e blerë nga Maqedonia, të prodhuar me thëngjillin e Kosovës”, ka shkruar Arifi.

Sipas tij, kjo nuk përbën politikë zhvillimore, por një model ku Kosova eksporton pasurinë e saj si lëndë të parë dhe më pas importon produktin final me vlerë shumë më të madhe.

“E shet pasurinë si lëndë të parë, e importon si produkt final dhe diferencën ta paraqet si ndihmë sociale. Në fakt, është katastrofë sociale.

Kjo nuk është logjikë zhvillimore. Kjo është ekonomi koloniale me propagandë populiste.

Po ia nin fort. Votat jau merr shqiptarëve”, ka përfunduar Arifi.

 

AKK jep detaje: Komunat protestojnë më 1 shtator para Qeverisë, ta ndalim ndërhyrjen e nivelit qendror në atë lokal

Related

Previous Post

Rama konfirmon protestën e kryetarëve të komunave: “Qeveria po bllokon mjetet dhe investimet”.

Next Post

Deliu ironizon takimin e Haxhiut: “Takohen, koordinohen e fotografohen mes vete”.

Next Post
Deliu ironizon takimin e Haxhiut: “Takohen, koordinohen e fotografohen mes vete”.

Deliu ironizon takimin e Haxhiut: “Takohen, koordinohen e fotografohen mes vete”.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.