Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Operacion i rrallë në QKUK: 23-vjeçarit i hiqet tumori gjigant prej 3.5 kilogramësh.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
18/08/2026
in Category
0
Operacion i rrallë në QKUK: 23-vjeçarit i hiqet tumori gjigant prej 3.5 kilogramësh.
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tumor gjigant, me peshë 3.5 kilogramë dhe përmasa rreth 27 centimetra në gjatësi e 17 centimetra në gjerësi, është hequr me sukses nga kaviteti torakal i një pacienti 23-vjeçar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), bëhet fjalë për një intervenim të rrallë dhe jashtëzakonisht kompleks, i cili paraqiste sfidë të veçantë për ekipin kirurgjik për shkak të përmasave të tumorit, lokalizimit të tij dhe kompleksitetit të ndërhyrjes në kavitetin torakal.

Operacioni është realizuar nga ekipi i specializuar i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, nën udhëheqjen e drejtorit të klinikës, Dr. Nazmi Kolgeci.

Ndërhyrja është kryer në bashkëpunim me ekipin e anestezionit, të udhëhequr nga anesteziologu Dr. Qendrim Morina, ndërsa në operacion kanë marrë pjesë edhe instrumentarë dhe infermierë.

SHSKUK e ka cilësuar këtë rast si një dëshmi të kapaciteteve profesionale dhe bashkëpunimit multidisiplinar në trajtimin e rasteve komplekse kirurgjikale.

“Ky sukses i radhës dëshmon edhe një herë përkushtimin e lartë, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e shkëlqyer multidisiplinar të stafit të QKUK-së në trajtimin e suksesshëm të rasteve më të rënda dhe më komplekse kirurgjikale”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Nga SHSKUK kanë theksuar se “puna ekipore, profesionalizmi dhe përkushtimi maksimal ndaj pacientit mbeten themeli i çdo suksesi” në institucionet shëndetësore.

Ndërhyrja është përfunduar me sukses, ndërsa njoftimi nuk jep detaje të mëtejshme për gjendjen shëndetësore të pacientit pas operacionit.

 

Weekly Deals në Foleja – Zbritje deri në 60% në kategori të përzgjedhura

Related

Previous Post

Dhuna ndaj nënës, dënohet me burgim: E goditi me shuplaka e shkelma në Gjakovë.

Next Post

Operacioni i rrallë në QKUK: Mjeku zbulon detaje, ndërhyrja zgjati rreth 4 orë

Next Post
Operacioni i rrallë në QKUK: Mjeku zbulon detaje, ndërhyrja zgjati rreth 4 orë

Operacioni i rrallë në QKUK: Mjeku zbulon detaje, ndërhyrja zgjati rreth 4 orë

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.