Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Hoti shpërthen për marrëveshjen e thëngjillit: “Eksportojnë thëngjill, importojnë energji të prodhuar prej tij”.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
20/08/2026
in Category
0
Hoti shpërthen për marrëveshjen e thëngjillit: “Eksportojnë thëngjill, importojnë energji të prodhuar prej tij”.

????????????????????????????????????

0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se eksporti i thëngjillit tregon varfërinë ekonomike dhe mungesën e vizionit për zhvillim nga qeveritarët, të cilët i cilësoi “të padijshëm” dhe “të mbrapshtë”.

Ish-kryeministri shkroi në një postim se “pas anulimit të projekteve madhore energjetike, Kosova tash krenohet me eksportin e thëngjillit. E në anën tjetër, importon enegjinë e prodhuar nga ai thëngjill”.

“Dhe kjo ndodh pas 6 vitesh të LVV-së në krye të qeverisë, gjatë të cilave vite asnjë kapacitet i ri energjetik stabil nuk është ndërtuar, as me thëngjill e as me gaz. Ky na qenka “tranzicioni energjetik” i Kosovës nën udhëheqjen e VV-së”, shkroi ai.

“Kushdo që merr vesh në ekonomi, e di se vendi që eksporton lëndë të parë dhe importon produktin e gatshëm të prodhuar plotësisht nga ajo lëndë e parë, siç është rasti konkret, tregon varfërinë e vet ekonomike dhe mungesën e vizionit për zhvillim. Sa të padijshëm e sa të mbrapshtë”, shtoi Hoti.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi të martën se që gjatë tri vjetëve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) do të eksportojë thëngjill në Maqedoninë e Veriut në vlerë prej 73.2 milionë euro.

Sipas saj, prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë nuk do të ndikohet nga kjo kontratë.

 

Related

Previous Post

Deputeti i LVV-së optimist për marrëveshjen me LDK-në: “Jemi në rrugë të mbarë për Presidentin”.

Next Post

Tronditëse: 14-vjeçarja u torturua për dy vjet, sepse refuzoi martesën me 70-vjeçarin.

Next Post
Tronditëse: 14-vjeçarja u torturua për dy vjet, sepse refuzoi martesën me 70-vjeçarin.

Tronditëse: 14-vjeçarja u torturua për dy vjet, sepse refuzoi martesën me 70-vjeçarin.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.