Don Xhoni ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore, duke hyrë në një prej klasifikimeve globale të Spotify me albumin e tij më të ri, “100%”.
Sipas listës së publikuar për albumet e reja me debutimin më të fortë në rang botëror, për periudhën 3 deri më 5 korrik, reperi shqiptar është renditur në vendin e 9-të globalisht.
Ky rezultat konsiderohet një arritje e madhe për artistin dhe një moment i rëndësishëm për muzikën shqiptare, veçanërisht për skenën hip-hop, pasi Don Xhoni gjendet në të njëjtën listë me emra të njohur ndërkombëtarë.
Në këtë klasifikim, vendin e parë e mban Madonna, ndërsa në mesin e emrave të tjerë të përfshirë janë edhe artistë si Ken Carson dhe reperi gjerman Bonez MC.

