Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Kurti kujton Eqrem Kryeziun: “Në takimin e fundit diskutuam këndshëm për Kosovën”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
25/08/2026
in Category
0
Kurti kujton Eqrem Kryeziun: “Në takimin e fundit diskutuam këndshëm për Kosovën”
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti shkroi për Eqrem Kryeziun, ish-nënkryetarin e parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili vdiq sot në mëngjes në moshën 78-vjeçare.

Kurti kujtoi herën e fundit që e takoi Kryeziunm në shtëpinë e tij në Prizren. E kujtoi atë si “politikan përherë në shërbim të Prizrenit”.

“Sot, në moshën 78-vjeçare, ka vdekur Prof. Eqrem Kryeziu. Herën e fundit që u takuam në shtëpinë e tij në Prizren, ishte nga fundi i dhjetorit të vitit 2025. Diskutuam shtruar e këndshëm për atë çka qenë dhe si është Kosova. Vullneti njerëzor dhe kthjelltësia mendore ia tretnin çdo vështirësi shëndetësore. Si ngahera, e kishte të pamundur të thoshte fjali të rëndomta; një lloj mendimi të thellë dhe të qartë njëkohësisht e kishte për standard bisede”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Përveç si “politikan përherë në shërbim të Prizrenit”, Kurti tha se “Eqrem Kryeziu zhvilloi një karrierë të gjatë e dha një kontribut të madh në arsim dhe akademi, si profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës”.

“Ish-kryetari i Prizrenit, deputeti nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë dhe ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu, i takon një gjenerate dhe një kohe kur të merreshe me politikë nënkuptonte të angazhoheshe vazhdimisht, me gjithçka e për çdo gjë. Libri i tij që ma dhuroi më pas “Poetika e Zef Skiroit” është i jashtëzakonshëm U prehtë në paqe!”, shkroi Kurti.

 

 

Related

Previous Post

16 vite, 62 gra të vrara në Kosovë: Shifra që trondit nga dhuna brenda familjes

Next Post

Sot varroset Flurim Ramaj, humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

Next Post
Sot varroset Flurim Ramaj, humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

Sot varroset Flurim Ramaj, humbi jetën tragjikisht në vendin e punës

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.