Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Vrasja e 80-vjeçares në Prizren: Prokuroria tregon detajet, dyshohet se burri e vrau me dhunë fizike.

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
26/08/2026
in Category
0
Vrasja e 80-vjeçares në Prizren: Prokuroria tregon detajet, dyshohet se burri e vrau me dhunë fizike.
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vrasja e 80-vjeçares, Prokuroria: Ndodhi rreth orës 01:30 pas mesnatës, dyshohet se burri e vrau duke ushtruar dhunë fizike

Prokuroria Themelore në Prizren, ka reaguar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhur në këtë qytet.

Prokuroria, në komunikatën për media, njofton se, B.D, dyshohet se ka vrarë gruan e tij duke ushtruar dhunë fizike, dhe se rasti ka ndodhur brenda familjes, përcjell Gazeta Express.

‘’ Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.D., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.’’, thuhet në njoftim.

Njoftimi:

Prizren, 26 Gusht 2026 –  Prokuroria Themelore në Prizren  – Departamenti për Krime të Rënda, informon opinionin publik se në Prizren, ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë, më 26 gusht 2026, rreth orës 01:30 min pas mesnatës.

Pas pranimit të informatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari, B.D., dyshohet se ka privuar nga jeta gruan e tij, duke ushtruar dhunë fizike, dhe se rasti ka ndodhur brenda familjes.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.D., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

 

Related

Previous Post

Hamza pret në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohje e veçantë, Franca ka qenë përherë shtet mik i Kosovës.

Next Post

Uji, pijet e materialet e ndërtimit: Këto produkte u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë.

Next Post
Uji, pijet e materialet e ndërtimit: Këto produkte u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë.

Uji, pijet e materialet e ndërtimit: Këto produkte u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë.

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.