Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Avokatja e Konjufcës pas aktgjykimit: “I drejtë, Prokuroria nuk kishte bazë të qëndrueshme provuese”

Janina Gjyrevci by Janina Gjyrevci
28/08/2026
in Category
0
Avokatja e Konjufcës pas aktgjykimit: “I drejtë, Prokuroria nuk kishte bazë të qëndrueshme provuese”
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokatja e Glauk Konjufcës, Arbnora Zeqiri, e ka mirëpritur aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj të mbrojturit të saj, duke e vlerësuar atë si vendim të drejtë, raporton Ekonomia Online.

Pas shpalljes së aktgjykimit, Zeqiri tha se gjykata, pas rigjykimit, sërish e ka shpallur Konjufcën të pafajshëm për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, pasi, sipas saj, përgjegjësia penale duhet të mbështetet në ligj dhe prova.

“Sot Gjykata Themelore në Prishtinë pas një rigjykimi shpalli sërish aktgjykim lirues për të mbrojturin tim zotëri Glauk Konjufcën, për shkak domethënë të veprës penale për të cilën është akuzuar përdorimi i armës apo mjete të rrezikshëm. Këtë vendim e mirëpresim si një vendim të drejtë ku gjykata sërish e vendosi përgjegjësinë penale aty ku duhet të jetë pra te ligji dhe provat, pasi që përgjegjësia penale kërkon që të provohen të gjitha elementet e veprës penale për të cilën është akuzuar”, tha ajo.

Sipas avokates, Prokuroria nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të mbështetur një vendim tjetër përveç aktgjykimit lirues.

“Andaj ne si mbrojtje e konsiderojmë që prokuroria nuk ka pasur një bazë të qëndrueshme provuese me të cilën gjykata do të mund ta shqiptonte ndonjë vendim tjetër përveçse atë që shpalli sot, vendim lirues”, tha Zeqiri.

 

Related

Previous Post

Konjufca shpallet i pafajshëm për gazin lotsjellës në Kuvend – bie aktakuza ndaj tij

Next Post

Meta shtrëngon rregullat për të miturit në Instagram – vendos kufizime të reja për përdorimin

Next Post
Meta shtrëngon rregullat për të miturit në Instagram – vendos kufizime të reja për përdorimin

Meta shtrëngon rregullat për të miturit në Instagram – vendos kufizime të reja për përdorimin

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.