Votimi i këtij projektligji nga legjislativi sipas njohësve të ekonomisë do të zbuste sado pak krizën ekonomike të krijuar në vend.
Ata po kërkojnë që qytetarëve t’u mundësohet tërheqja nga Fondi Pensional prej 20%.
Kadrijaj: Qeveria dhe deputetët s’kanë disponim për tërheqjen e mjeteve nga Trusti
Mustafë Kadriaj, ekspert i ekonomisë thotë për Front Online se Qeveria dhe parlamentarët nuk kanë disponim për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.
Ani pse sipas tij, kriza ekonomike ka kapluar rajonin, botën e njëjtë si këto edhe Kosovën.
“Ne jemi dëshmitarë të rritjeve të çmimeve tek të gjitha produktet, kostot janë rritur në gjithë aktivitetet ekonomike, por kur flasin për Trustin, Qeveria dhe shumica e parlamentarëve nuk kanë disponim unë kam qenë pro që të kalojë një pjesë e Trustit nga 20%. Qeveria po i jep arsyet e veta sikurse Kosova të ishte në një gjendje stabile. E gjithë bota dhe rajoni është në krizë ekonomike por sidoqoftë Qeveria nuk ka gatishmëri ajo po vlerëson që të gjejë mënyra të tjera të përkrahë qytetarin por në asnjë mënyrë që mos të prekët Trusti”, potencoi ai.
Sipas Kadriajt, propozimi i tërheqjes së mjeteve nga Trusti nuk do të duhej të bëhej nga opozita por nga shoqëria civile dhe qytetarët.
Njohësi i ekonomisë thotë se Qeveria në pushtet ka marrë votën që t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, por se kjo nuk po ndodhë.
Related