Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos. Ai tha se nuk i takon asaj t’i paragjykojë çështjen ndaj Thaçit dhe se ende duhet të përcaktohet nëse Dhomat e Specializuara kanë vepruar në mënyrë të paanshme në këtë rast.
Marta Kos pati deklaruar se “Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur”, shprehje që Mishetiq e kundërshtoi për rastin konkret.
Si pjesë të përgjigjes së tij, Mishetiq bashkëngjiti një raport të Komitetit të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut të Anglisë dhe Uellsit (Bar Human Rights Committee of England and Wales). Sipas tij, ai raport vë në pikëpyetje paanshmërinë e gjyqtarëve të trupit gjykues në këtë çështje.

