Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Category

Përfitoi 500 mijë euro nga mashtrimet për investime në kriptovaluta, prokuroria kërkon paraburgimin e tij

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
01/11/2022
in Category
0
Përfitoi 500 mijë euro nga mashtrimet për investime në kriptovaluta, prokuroria kërkon paraburgimin e tij
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkohet paraburgim për një  person nga Prishtina i cili ka mashtruar disa qytetarët në shumën 500.000 euro për kriptovalutat.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit L.G., për shkak të veprës penale mashtrimi, i cili gjendet në ndalim nga data 31 tetor 2022, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri nga muaji gusht 2020 e në vazhdimësi, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore dhe përmes premtimit të rremë se paratë e investuara në kriptovaluta do t’iu kthehen të dëmtuarve së bashku me fitimin e tyre, ka marrë para nga të dëmtuarit në shumë të përgjithshme rreth gjysmë milion euro.

Prokurori i Shtetit ka aplikuar masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, me ç’ rast më 12 tetor 2022, ka ndaluar dy persona të dyshuar të përfshirë në rastin e njëjtë dhe ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tyre, nën të cilën masë ndodhen aktualisht.

Prokurori i çështjes në koordinim me policinë janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore për ta ndriçuar në tërësi rastin.

Related

Previous Post

Bordi i AKP-së i vendos në shitje 31 asete të ndërmarrjeve shoqërore

Next Post

Gjermania tregon se çfarë pret nga Procesi i Berlinit në ditën e enjte

Next Post
Gjermania tregon se çfarë pret nga Procesi i Berlinit në ditën e enjte

Gjermania tregon se çfarë pret nga Procesi i Berlinit në ditën e enjte

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.