Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ekonomia

INSTAT: Shqipëria, me rritjen ndër më të ulët të çmimeve në Europë

Shqipëria renditet pas Zvicrës, Islandës, Francës, Spanjës dhe Maltës, ndër vendet që kanë përjetuar rritjen më të ulët të çmimeve në Europë.

rinor_post by rinor_post
22/11/2022
in Ekonomia
0
Nga njëri nëntor në tjetrin, çmimet e produkteve bujqësore 20 %më shtrenjtë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

INSTAT publikoi raportin mbi “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit”, i cili i bën ndryshimet e çmimeve të krahasuara me vendet e Bashkimit Europian.

Sipas INSTAT, ndryshimi vjetor i matur nga IHÇK në muajin tetor të këtij viti është 8 % nga gati 12% që është për mesataren e Bashkimit Europian.

Shqipëria renditet pas Zvicrës, Islandës, Francës, Spanjës dhe Maltës, ndër vendet që kanë përjetuar rritjen më të ulët të çmimeve në Europë.

Autoritetet në vend kanë deklaruar se niveli i ulët i inflacionit është ndikuar nga mbajtja e pandryshuar e çmimit t]ë energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël. Ndikim ka pasur dhe kursi i këmbimit ku leku u mbiçmua i favorizuar dhe nga sezoni i mbarë turistik.
Sipas INSTAT-it, rritja më e madhe e çmimeve prej 13.7 % vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “transporti” me 12.9 %, “mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6.5 %, “pije alkoolike dhe duhan” me 5.1 %, “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4.9 %, “veshje dhe këpucë” me 3.9 %, “mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3.8 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 3.1 %, “shëndeti” dhe “shërbimi arsimor” me 2.4 % secila, “argëtim dhe kulturë” me 2.0 % dhe “komunikimi” me 0.6 %.

Related

Previous Post

Murati për buxhetin: Janë një miliard euro të hyra më shumë ne Qeverinë Kurti

Next Post

Ftohja e motit, Kosova importon 200 megavat energji elektrike

Next Post
Ftohja e motit, Kosova importon 200 megavat energji elektrike

Ftohja e motit, Kosova importon 200 megavat energji elektrike

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.