Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Ballina

I shnoshi si kokrra e mollës që mori 300 mijë euro nga sigurimet për invaliditet total, zgjerohen hetimet nga policia

Nga policia e Kosovës thonë se janë thelluar hetimet për personat e përfshirë në njërën prej mashtrimeve më spektakolare me sigurimet në Kosovë pas luftës, të cilët i’a mundësuan qytetarit nga Istogu që jeton në Bruksel Mentor Lipaj të marrë 286 mijë euro, sikurse të ishte invalid total. Pagesa është kryer nga drejtori aktual i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, i cili nënshkroi ngutshëm pagesën, sapo ishte emëruar drejtor, edhe pse si Gjykata e Apelit ashtu edhe ekspertiza e pavarur kishin kërkuar që para çdo kompensimi, qytetari nga Istogu që jeton në Bruksel, duhej të dëshmonte që nuk punonte apo nuk përfitonte ndihma sociale nga shteti i Belgjikës. Policia ka intervistuar Faik Sylejmanin, drejtor i Departamentit Juridik dhe Valmir Rexhën drejtor i Departamentit të Dëmeve ne BKS

07/12/2022
in Ballina
Reading Time: 14 mins read
I shnoshi si kokrra e mollës që mori 300 mijë euro nga sigurimet për invaliditet total, zgjerohen hetimet nga policia
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 7 dhjetor – Rrëfimet e qytetarëve që punonin jashtë vendit, të cilët kur vinin në Kosovë tregonin për mënyra të lehta për përfitime parash nga mashtrimet me sigurimet në Zvicër, Gjermani dhe lenin gojëhapur ata që jetonin në Kosovë që me të drejtë habiteshin me lehtësinë e kompensimit, nuk janë asgjë para atyre që po ndodhin në vendin tonë.

Qytetari nga Istogu, Mentor Lipaj, i cili sipas fjalës popullore është i shnosh si kokrra e mollës, arriti të përfitojë më ndihmën e drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, një dëmshpërblim prej 296 mijë eurove, pasi atij ju aplikuar shkalla e invaliditeti të plotë.

Kompensimi prej 296 mijë eurove u krye nga Drejtori aktual i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, i cili nënshkroi transferimin e parave në llogari të avokatit të Mentor Lipaj edhe pse e njëjta lëndë po qëndronte e papaguar prej gati 10 vjetësh.

Dy drejtor të mëhershëm të Byrosë Kosovare të Sigurimeve nuk kishin pranuar ta paguanin sepse Gjykata e Apelit, e pati prishur vendimin e Gjykatës së Istogut dhe e kishte kthyer lëndën rigjykim duke kërkuar që i aksidentuar të sillte dokumente nga Belgjika, që do të dëshmonin se ai nuk punon apo përfiton ndihma të tjera nga ky shtet.

Për 10 vjet personi i kompensuar në shumën prej 296 mijë eurove, nuk solli asnjë dokument, dy drejtorët e mëparshëm të BKS refuzuan të paguajnë. 

Gjithashtu nuk pati rigjykim

Dëmshpërblimi prej 286 mijë eurove ishte i dyti që qytetari M.L dhe P.K përfituan nga vetaksidenti i shkaktuar në vitin 2010, aksident ku ishin të pranishëm tre persona, përfshirë dhe pronarin e automjetit M.L, i cili në këtë ndodhi qëlloi që nuk ishte shofer i automjetit që e kishte pronë.

Herën e parë personat e vetëaksidentuar përfituan 57 mijë euro, zhdëmtim ky në emër të dëmeve materiale të shkaktuara.

Eksperti Aziz Berisha ka theksuar se pa u plotësuar kushtet që i ka kërkuar më letër, pra konform aktvendimit C.nr.231/11 të datës 28.05.2013 të Gjykatës Themelore në Pejë –Dega Istog, në cilësi të ekspertit që të llogarisë fitimin e humbur-rentën për paditësin e aksidentuar Mentor Lipaj nga Istogu, si pasojë e lëndimeve të tij në aksidentin e trafikut të datës 05.08.2011/

“ Nuk Ishin krijuar kushtet ligjore, pasi që paraprakisht nuk ishin siguruar provat mbi të ardhurat që ai ka mundur t’i realizonte, fillimisht nga sigurimi shëndetësor belg, menjëherë pas lëndimit të tij aksidental dhe për çfarë periudhe, më pas ndoshta nga byroja për punësim atje gjatë kohës sa do të qëndronte në kërkim të një vendi të ri pune adekuat me aftësitë e tija të reduktuara punuese pas lëndimet të tij aksidental dhe në fund – pensionit të realizuar pas pensionimit të tij eventual në Belgjikë”, ka theksuar eksperti Aziri Berisha, ekspertiza e të cilit nuk isht e pëlqyer nga drejtori aktual i BKS, Sami Mazreku.

E gjithë ngjarja ishte e dyshimtë për drejtorët e BKS që nuk pranuan të paguajnë për 10 vjet,por sipas policisë ishte vetëaksident.

“Kemi të bëjmë me një vetë-aksident i cili ka ndodhur më datën 05.08.2011, në fshatin Dollc-Klinë. Në këtë rast shkaktar i vetë-aksidentit ka qenë personi (I. M.), ku të lënduar kanë mbetur personat (I.M., M.L. dhe N.M.). Ky rast është referuar në Prokurorinë kompetente në Pejë, (më numër të lëndës), i pranuar më datën 14.09.2011 nga prokuroria. Kallëzimi penal është paraqitur ndaj të dyshuarit për shkaktim të vetë-aksidentit (I. M.). Ky rast është i evidentuar në librat e regjistrimit të rasteve në Njësitin rajonal të komunikacionit rrugor (NJRKRR), po ashtu është i evidentuar edhe në Data Bazë. Kopja e kallëzimit penal të këtij rasti ndodhet e arkivuar në Njësitin Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë”, pati theksuar përmes zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Pas aksidentit, paditësit M. L dhe N.M paraqitën padi në gjykatë në vitin 2010 pranë Gjykatës Themelore Pejë, Dega në Istog. Gjyqtari Daut Demiraj tani në pension aprovoi kërkesë-padine në vlerë mbi 800.000.00 mijë Euro, për të gjitha kategoritë e dëmit material dhe jomaterial.

Venhar Hana, ish zyrtar në BKS në vitin 2014 ushtroi ankesë jashtë afatit të konstatuar me aktvendimin mbi hedhjen e ankesës si te pasafatshme, sepse ankesa nuk u dorëzua ditën e fundit, të shtunën, por u dorëzua ditën e hënë.

Kjo vonesë në dorëzimin e ankesës ndaj aktvendimit, bën që të hidhet poshtë ankesa dhe lënda të kalojë në Gjykatë të Shkallës së Dytë.

Gjatë procedurës ankimore kjo gjykatë gjykon vet rastin dhe obligon Byronë Kosovare te Sigurimeve, me vendim të formës së prerë ti paguajë paditësit M. L dhe N.M të jo shumën prej 800 mijëve, por vetëm afërsisht mbi 50 mijë euro për të gjitha format e dëmit material dhe jomaterial duke përjashtuar rentën (fitimin e humbur)

Sipas vendimit, për të marrë fitimin e munguar apo rentën, paditësit duhet të vërtetojnë që nuk punojnë dhe nuk marrin të ardhura të tjera, me theks te veçantë Paditesi M.L

Vendimi kërkon të vërtetohet nëse realizon të ardhura në Shtetin Belg nga Puna ose nëse realizon te ardhura nga ndonjë skemë e sigurimit shtetëror ose privat ne Shtetin Belg..

” Dy drejtorë qē kanë menaxhuar deri në ardhjen e Sami Mazrekut as nuk e kanë diskutuar mundësinë për të paguar një shumë të tillë, pasi jo vetëm ekspertiza por edhe vendimi i Gjykatës kërkonte qē M.L të sillte dokumentacion që nuk siguron të ardhura në Belgjikë.” Ai asnjëherë nuk i ka sjellë dhe nuk kishte pse të paguhej kjo shumë:”, thotë një ish zyrtarë i lartë në Byron Kosovare të Sigurimit.

Për më tepër, drejtuesit e këtij institucioni kërkojnë nga ish drejtori që të dërgojë në Belgjikë staf nga Byroja Kosovare e Sigurimit, që të vërtetojnë nëse paditësi M.L punon në Belgjikë apo përfiton nga fondet të ndryshme.

” Janë takuar me M.L në Bruksel dhe ai ka ardhur të na takojë nga puna. Nuk arritën të merrnim dokument zyrtar, për shkak se delegacioni nuk kishte kredenciale të hulumtonte të dhëna personale në një shtet të huaj. Gjithsesi, në asnjë shtet perëndimor nuk mund të jetosh pa të hyra, qoftë nëse i siguron ato nga puna apo nga ndihma sociale”, tregon me tej ish zyrtari i lartë në Byronë Kosovare të Sigurimit, duke shtuar se edhe vet M.L nuk solli asnjë letër që do të mundësonte pagesën.

Pavarësisht mungesës së dokumentacionit, zyrtarët aktualè tē BKS hedhin në shportë ekspertizat e mëparshme dhe porosisin ekspertizën e re.

” Gjëja e parë që bëri Sami Mazreku me këshilltarin e tij ekzekutiv z.Venhar Hana, është se morën lëndën nga Departamenti Ligjor i BKS dhe e mbajtën në zyrën e Drejtorit Gjeneral. Me datë 06.08.2021 e mbyllin këtë lëndë, duke i paguar atij 296,839.00 Euro për fitim të humbur, sikurse ai para aksidentit të kishte realizuar të ardhura në shtetin belg mbi 2000.00 mijë Euro në muaj. Pagesa është kryer me marrëveshje jashtëgjyqësore pa konfirmuar faktin nëse paditësi Mentor Lipaj realizon te ardhura nè Shtetin Belg.

Ngjyra.com ka insistuar të marrë qëndrimin dhe të njihet me dokumentacionin që posedon BKS dhe i ka dërguar pyetjet drejtorit aktual të BKS Sami Mazreku, por nga ana e tij nuk kemi marrë përgjigje.

Ekspertët në këtë ceshtje, sidomos eksperti Aziz Berisha që kreu ekspertizën kërkoi me ngulm vërtetime dëshmi nga Shteti Belg, për tu llogaritur renta për paditësin M.L, ndërsa pas kthimit në rigjykim, gjykata cakton ekspert tjetër.

Ne këtë rast ekspertja me inicialet G. SH e bën llogaritjen vetëm sipas kërkesës së palës paditëse( të autorizuarit të avokatit te palës paditëse) me shkresat që i kanë sjellë, ku paditësi M.L realizonte të hyra prej 2 mijë eurove në muaj.

Qytetari M.L sipas konfirmimeve të ish zyrtarëve të BKS jo vetëm që nuk ka shkallë invaliditeti nē masën 100 për qind, pasi nga puna ka shkuar të takojë ish drejtorin e BKS, por edhe nga fotot në facebook rrezaton shëndet tē plotë.

M.L sikurse vetë kryetari i Keshillit Administrativ i Byrose Kosovare re Sigurimeve z.Besarb Blakaj gjithashtu edhe Avokati i pales B.M janë nga Istogu, ndërsa për koiçidencë nga kjo komunë ka rastisur të jetë edhe Gjykatësi që aprovoi aktpadinë prej 800 mijë eurove.

Ja si duhej të paguhej në bazë të ligjit

Bazuar ne Nenin 35 paragrafi 1.1 te Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe në Nenin 42 dhe Nenin 26.3 te Ligjit nr 04/L-018 Për Sigurimin e Detyrueshëm nga AutoPergjegjesis, Për Dëme nè Persona me pasoje të Lëndimit është përcaktuar se Në rast të paaftësisë së përkohshme ose të përhershme, duhet të sillet dëshmia mbi të ardhurat personale .

Nëse i dëmtuari nuk është i punësuar, merret si bazë mesatarja e pagës sipas kualifikimit që ka i lënduari.

Sipas informatave as nuk është kërkuar nga përfaqësuesi i Byrosë por ne mënyre Bllanko është paguar sipas vlerësimit te ekspertizës, e cila në fund j thekson se nè rast tè sjelljes së ndonjë dëshmie, ku i dëmtuari përfiton te ardhura pas aksidentit do te ndryshohet fitimi i humbur, rritet , zvogëlohet apo ndërkrehet, këtë ceshtje e rregullon rregullorja si mè lart në Nenin 16 tè po kësaj rregullore ,ku èshtë përcaktuar se Siguruesi është i detyruar që, një herë brenda vitit të bëjë auditimin e shkresave të lëndës së rentës në bazë të të cilave bën pagesën.

Siguruesi do të njoftojë personin që i paguan rentën nëse ka ndodhur ndonjë ndryshim i rëndësishëm i rrethanave në raport me rrethanat që ishin në kohën kur është caktuar renta, dhe do të ndërmarrë veprimet e nevojshme juridike me qëllim të rritjes, zvogëlimit apo ndërprerjes së rentës.

Qëllimi i kësaj dispozite është që edhe para se të arrihet marrëveshja për pagesë të rentës mujore ose në formë të kapitalizuar të vërtetohen rrethanat lidhur me atë se a përfiton i dëmtuari pas aksidentit nga ndonjë skeme e sigurimit social shëndetësor invalidor ose nga marrëdhënia e punës, dhe për të vërtetuar këto rrethana duhet të sillen prova materiale qè në rastin konkreti sipas informatave nuk janë kërkuar.

Por edhe pas marrëveshjes Neni 16 ka parapare kontrollimin çdo 1 vjet tè shkresave për të shqyrtuar mundësitë e ndryshimit ,ndërprerjes ose rritjes së rentës mujore.

Ndërsa në rastin konkret është paguar renta në mënyrë të kapitalizuar.

Prishtinë, 7 dhjetor – Rrëfimet e qytetarëve që punonin jashtë vendit, të cilët kur vinin në Kosovë tregonin për mënyra të lehta për përfitime parash nga mashtrimet me sigurimet në Zvicër, Gjermani dhe lenin gojëhapur ata që jetonin në Kosovë që me të drejtë habiteshin me lehtësinë e kompensimit, nuk janë asgjë para atyre që po ndodhin në vendin tonë.

Qytetari nga Istogu, Mentor Lipaj, i cili sipas fjalës popullore është i shnosh si kokrra e mollës, arriti të përfitojë më ndihmën e drejtuesve të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, një dëmshpërblim prej 296 mijë eurove, pasi atij ju aplikuar shkalla e invaliditeti të plotë.

Kompensimi prej 296 mijë eurove u krye nga Drejtori aktual i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, i cili nënshkroi transferimin e parave në llogari të avokatit të Mentor Lipaj edhe pse e njëjta lëndë po qëndronte e papaguar prej gati 10 vjetësh.

Dy drejtor të mëhershëm të Byrosë Kosovare të Sigurimeve nuk kishin pranuar ta paguanin sepse Gjykata e Apelit,  e pati prishur vendimin e Gjykatës së Istogut dhe e kishte kthyer lëndën rigjykim duke kërkuar që i aksidentuar të sillte dokumente nga Belgjika,  që do të dëshmonin se ai nuk punon apo përfiton ndihma të tjera nga ky shtet.

Për 10 vjet personi i kompensuar në shumën prej 296 mijë eurove, nuk solli asnjë dokument, dy drejtorët e mëparshëm të BKS refuzuan të paguajnë. 

Gjithashtu nuk pati rigjykim

Dëmshpërblimi prej 286 mijë eurove ishte i dyti që qytetari M.L dhe P.K përfituan nga vetaksidenti i shkaktuar në vitin 2010, aksident ku ishin të pranishëm tre persona, përfshirë dhe pronarin e automjetit M.L, i cili në këtë ndodhi qëlloi që nuk ishte shofer i automjetit që e kishte pronë.

Herën e parë personat e vetëaksidentuar përfituan 57 mijë euro, zhdëmtim ky në emër të dëmeve materiale të shkaktuara.

Eksperti Aziz Berisha ka theksuar se  pa u plotësuar kushtet që i ka kërkuar më letër, pra konform aktvendimit C.nr.231/11 të datës 28.05.2013 të Gjykatës Themelore në Pejë –Dega Istog, në cilësi të ekspertit që të llogarisë fitimin e humbur-rentën për paditësin e aksidentuar Mentor Lipaj nga Istogu, si pasojë e lëndimeve të tij në aksidentin e trafikut të datës 05.08.2011/

“ Nuk Ishin krijuar kushtet ligjore, pasi që paraprakisht nuk ishin siguruar provat mbi të ardhurat që ai ka mundur t’i realizonte, fillimisht nga sigurimi shëndetësor belg, menjëherë pas lëndimit të tij aksidental dhe për çfarë periudhe, më pas ndoshta nga byroja për punësim atje gjatë kohës sa do të qëndronte në kërkim të një vendi të ri pune adekuat me aftësitë e tija të reduktuara punuese pas lëndimet të tij aksidental dhe në fund – pensionit të realizuar pas pensionimit të tij eventual në Belgjikë”, ka theksuar eksperti Aziz Berisha, ekspertiza e të cilit nuk isht e pëlqyer nga drejtori aktual i BKS, Sami Mazreku.

E gjithë ngjarja ishte e dyshimtë për drejtorët e BKS që nuk pranuan të paguajnë për 10 vjet,por sipas policisë ishte vetëaksident.

“Kemi të bëjmë me një vetë-aksident i cili  ka ndodhur më datën 05.08.2011, në fshatin Dollc-Klinë. Në këtë rast shkaktar i  vetë-aksidentit ka qenë personi (I. M.), ku të lënduar kanë mbetur personat (I.M., M.L. dhe N.M.). Ky rast  është referuar në Prokurorinë  kompetente në Pejë, (më numër të lëndës), i pranuar më datën 14.09.2011 nga prokuroria. Kallëzimi penal është paraqitur ndaj të dyshuarit për shkaktim të vetë-aksidentit (I. M.). Ky rast është i evidentuar në librat e regjistrimit të rasteve në Njësitin rajonal të komunikacionit rrugor (NJRKRR), po ashtu është i evidentuar edhe në Data Bazë. Kopja e kallëzimit penal të këtij rasti ndodhet e arkivuar në Njësitin Rajonal të Komunikacionit Rrugor në Pejë”, pati theksuar përmes zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Pas aksidentit, paditësit  M. L dhe N.M paraqitën padi në gjykatë në vitin 2010 pranë Gjykatës Themelore Pejë, Dega në Istog. Gjyqtari Daut Demiraj tani në pension aprovoi kërkesë-padine në vlerë mbi 800.000.00 mijë Euro,  për të gjitha kategoritë e dëmit material dhe jomaterial.

Venhar Hana, ish zyrtar në BKS në vitin 2014 ushtroi ankesë jashtë afatit të konstatuar me aktvendimin mbi hedhjen e ankesës si te pasafatshme, sepse ankesa nuk u dorëzua  ditën e fundit, të shtunën, por u dorëzua ditën  e hënë.

Kjo vonesë në dorëzimin e ankesës ndaj aktvendimit, bën që të hidhet poshtë ankesa dhe lënda të kalojë në Gjykatë të Shkallës së Dytë.

Gjatë procedurës ankimore kjo gjykatë gjykon vet rastin dhe obligon Byronë Kosovare te Sigurimeve,  me vendim të formës së prerë ti paguajë  paditësit M. L dhe N.M të jo shumën prej 800 mijëve, por vetëm afërsisht mbi 50 mijë euro për të gjitha format e dëmit material dhe jomaterial duke përjashtuar rentën (fitimin e humbur)

Sipas vendimit, për të marrë fitimin e munguar apo rentën, paditësit duhet të vërtetojnë që nuk punojnë dhe nuk marrin të ardhura të tjera,  me theks te veçantë  Paditesi M.L

Vendimi kërkon të vërtetohet nëse realizon të ardhura në Shtetin Belg nga Puna ose nëse realizon te ardhura nga ndonjë skemë e sigurimit shtetëror ose privat ne Shtetin Belg..

” Dy drejtorë qē kanë menaxhuar deri në ardhjen e Sami Mazrekut as nuk e kanë diskutuar mundësinë për të paguar një shumë të tillë, pasi jo vetëm ekspertiza por edhe vendimi i Gjykatës kërkonte qē M.L të sillte dokumentacion që nuk siguron të ardhura në Belgjikë.” Ai asnjëherë nuk i ka sjellë dhe nuk kishte pse të paguhej kjo shumë:”, thotë një ish zyrtarë i lartë në Byron Kosovare të Sigurimit.

Për më tepër, drejtuesit e këtij institucioni kërkojnë nga ish drejtori që të dërgojë në Belgjikë staf nga Byroja Kosovare e Sigurimit, që të vërtetojnë nëse paditësi M.L punon në Belgjikë apo përfiton nga fondet të ndryshme.

” Janë takuar me M.L në Bruksel dhe ai ka ardhur të na takojë nga puna. Nuk arritën të merrnim dokument zyrtar, për shkak se delegacioni nuk kishte kredenciale të hulumtonte të dhëna personale në një shtet të  huaj. Gjithsesi, në asnjë shtet perëndimor nuk mund të jetosh pa të hyra, qoftë nëse i siguron ato nga puna apo nga ndihma sociale”, tregon me tej ish zyrtari i lartë në Byronë Kosovare të Sigurimit, duke shtuar se edhe vet M.L nuk solli asnjë letër që do të mundësonte pagesën.

Pavarësisht mungesës së dokumentacionit, zyrtarët aktualè tē BKS hedhin në shportë ekspertizat e mëparshme dhe porosisin ekspertizën e re.

” Gjëja e parë që bëri Sami Mazreku me këshilltarin e tij ekzekutiv z.Venhar Hana, është se morën lëndën nga Departamenti Ligjor i BKS dhe e mbajtën në zyrën e Drejtorit Gjeneral. Me datë 06.08.2021 e mbyllin këtë lëndë, duke i paguar atij 296,839.00 Euro për fitim të humbur, sikurse ai para aksidentit të kishte realizuar të ardhura në shtetin belg mbi 2000.00 mijë Euro në muaj. Pagesa është kryer me marrëveshje jashtëgjyqësore pa konfirmuar  faktin nëse  paditësi Mentor Lipaj realizon  te ardhura nè  Shtetin Belg.

Ngjyra.com ka insistuar të marrë qëndrimin dhe të njihet me dokumentacionin që posedon BKS dhe i ka dërguar pyetjet drejtorit aktual të BKS Sami Mazreku, por nga ana e tij nuk kemi marrë përgjigje.

Ekspertët në këtë ceshtje, sidomos eksperti Aziz Berisha që kreu ekspertizën kërkoi me ngulm vërtetime dëshmi nga Shteti Belg, për tu llogaritur renta për paditësin M.L,  ndërsa pas kthimit në rigjykim,  gjykata cakton ekspert tjetër.

Ne këtë rast ekspertja me inicialet G. SH e bën llogaritjen vetëm sipas kërkesës së palës paditëse( të autorizuarit të avokatit te palës paditëse) me shkresat që i kanë sjellë,  ku paditësi M.L realizonte të hyra prej 2 mijë eurove në muaj.

Qytetari M.L sipas konfirmimeve të ish zyrtarëve të BKS jo vetëm që nuk ka shkallë invaliditeti nē masën 100 për qind, pasi nga puna ka shkuar të takojë ish drejtorin e BKS, por edhe nga fotot në facebook rrezaton shëndet tē plotë.

M.L sikurse vetë kryetari i Keshillit Administrativ i Byrose Kosovare re Sigurimeve z.Besarb Blakaj gjithashtu edhe Avokati i pales B.M janë nga Istogu, ndërsa për koiçidencë nga kjo komunë ka rastisur të jetë edhe Gjykatësi që aprovoi aktpadinë prej 800 mijë eurove.

Ja si duhej të paguhej në bazë të ligjit

Bazuar ne Nenin 35 paragrafi 1.1 te Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe në Nenin 42 dhe Nenin 26.3 te Ligjit nr 04/L-018 Për Sigurimin e Detyrueshëm nga AutoPergjegjesis, Për Dëme nè Persona me pasoje të Lëndimit është përcaktuar se Në rast të paaftësisë së përkohshme ose të përhershme, duhet të sillet dëshmia mbi të ardhurat personale .

Nëse i dëmtuari nuk është i punësuar, merret si bazë mesatarja e pagës sipas kualifikimit që ka i lënduari.

Sipas informatave as nuk është kërkuar nga përfaqësuesi i Byrosë por ne mënyre Bllanko është paguar sipas vlerësimit te ekspertizës, e cila  në fund j thekson se nè rast tè sjelljes së ndonjë dëshmie, ku i dëmtuari përfiton te ardhura pas aksidentit do te ndryshohet fitimi i humbur, rritet , zvogëlohet apo ndërkrehet, këtë ceshtje e rregullon rregullorja si mè lart në Nenin 16 tè po kësaj rregullore ,ku èshtë përcaktuar se Siguruesi është i detyruar që, një herë brenda vitit të bëjë auditimin e shkresave të lëndës së rentës në bazë të të cilave bën pagesën.

Siguruesi do të njoftojë personin që i paguan rentën nëse ka ndodhur ndonjë ndryshim i rëndësishëm i rrethanave në raport me rrethanat që ishin në kohën kur është caktuar renta, dhe do të ndërmarrë veprimet e nevojshme juridike me qëllim të rritjes, zvogëlimit apo ndërprerjes së rentës.

Qëllimi i kësaj dispozite është që edhe para se të arrihet marrëveshja për pagesë të rentës mujore ose në formë të kapitalizuar të vërtetohen rrethanat lidhur me atë se a përfiton i dëmtuari pas aksidentit nga ndonjë skeme e sigurimit social shëndetësor invalidor ose nga marrëdhënia e punës, dhe për të vërtetuar këto rrethana duhet  të sillen prova materiale qè në rastin konkreti sipas informatave nuk janë kërkuar.

Por edhe pas marrëveshjes Neni 16 ka parapare kontrollimin çdo 1 vjet tè shkresave për të shqyrtuar mundësitë e ndryshimit ,ndërprerjes ose rritjes së rentës  mujore.

Ndërsa në rastin konkret është paguar renta në mënyrë të kapitalizuar.

Related

Previous Post

Dënohen me 21 vite burgim dy të akuzuarit për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit

Next Post

Bie çmimi i naftës për 8 centë në tregun

Next Post
Nafta 1.72 cent, benzina shitet me 1.47

Bie çmimi i naftës për 8 centë në tregun

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Parashikimi i motit për të premten: Vranësira, reshje dhe intervale me diell në rajon

09/05/2025
“Qelbësira” dhe “analfabet milioner” – Ministri Faton Peci sulmon ashpër gazetarin Ermal Panduri

08/05/2025
‘Shqipëria pararendëse’ – Konferenca e pestë për negociatat më 22 maj, Rama: Hapim tetë kapituj të rinj

Kisha Katolike mirëpret Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Parashikimi i motit për të premten: Vranësira, reshje dhe intervale me diell në rajon

Parashikimi i motit për të premten: Vranësira, reshje dhe intervale me diell në rajon

09/05/2025
“Qelbësira” dhe “analfabet milioner” – Ministri Faton Peci sulmon ashpër gazetarin Ermal Panduri

“Qelbësira” dhe “analfabet milioner” – Ministri Faton Peci sulmon ashpër gazetarin Ermal Panduri

08/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info