Qendra.info
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione
No Result
View All Result
Qendra.info
No Result
View All Result
Home Ballina

Investimet e huaja rekord në Shqipëri, gati 1 miliard euro

Pas përmbylljes së investimit në gazsjellësin TAP dhe në disa vepra madhore të energjisë hidrike, projektet e reja madhore të investitorëve strategjikë në vitet e fundit kanë qenë më të pakta. Megjithatë, statistikat e dy viteve të fundit kanë treguar se një peshë në rritje në investimet e huaja direkte kanë marrë investimet e huaja në tregun e pasurive të paluajtshme

13/12/2022
in Ballina
Reading Time: 2 mins read
Investimet e huaja rekord në Shqipëri, gati 1 miliard euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Investimet e huaja direkte u rritën sërish në tremujorin e tretë të vitit.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fluksi i investimeve të huaja direkte arriti vlerën e 344 milionë eurove, në rritje me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e mëtejshme e tremujorit të tretë e thelloi më tej rritjen vjetore të investimeve të huaja, që deri tani po regjistron nivelet më të larta historike. Për 9-mujorin 2022, vlera progresive e investimeve të huaja direkte arriti në 984 milionë euro, shifër kjo 35% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e investimeve të huaja po mbështetet gjithnjë e më shumë te fitimet e riinvestuara të ndërmarrjeve ekzistuese, ndërsa injektimet e reja të kapitalit nga jashtë ka një rritje ndjeshëm më të ulët. Sipas Bankës së Shqipërisë, investimet e kapital të ri arritën në 152 milionë euro, 3.4% më shumë krahasuar me në tremujorin e tretë të 2021. Ndërkohë që, kategoria fitimi

i riinvestuar arriti në 195 milionë euro, në rritje me 61% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Fitimet e rinvestuara kanë një epërsi të qartë në strukturën e investimeve të huaja për të gjithë 9-mujorin. Në 9 muaj, ndërmarrjet me aksionerë të huaj kanë riinvestuar fitime në vlerën e 532 milionë eurove, ose sa 54% e investimeve të huaja direkte gjatë kësaj periudhe.

Pesha e lartë e fitimeve të riivestuara është tipike sidomos për sektorët e industrisë nxjerrëse apo të shërbimeve financiare, që kërkojnë flukse të vazhdueshme të investimeve të reja për të mbështetur rritjen e biznesit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë tremujorit të tretë 2022, flukset valutore hyrëse në formën e investimeve të huaja direkte ishin të përqendruara kryesisht në sektorin e hidrokarbureve, në masën 25%, ndërmjetësimit financiar, në masën 11%, e energjetikës në masën 8%, si dhe komunikacionit, në masën 2% të totalit.

Rritja e fortë e çmimeve të naftës bruto në periudhën që pasoi shpërthimin e luftës në Ukrainë duket se ka nxitur shtimin e investimeve me qëllim rritjen e prodhimit nga kompanitë nxjerrëse edhe në Shqipëri.

Megjithëse në vitet e fundit mjedisi ekonomik në Europë është trazuar nga goditje të forta, si pandemia apo lufta në Ukrainë dhe vala e fortë inflacioniste, investiomet e huaja direkte po vazhdojnë rritjen. Në pjesën më të madhe, kjo po vjen falë ndërmarrjeve ekzistuese.

Pas përmbylljes së investimit në gazsjellësin TAP dhe në disa vepra madhore të energjisë hidrike, projektet e reja madhore të investitorëve strategjikë në vitet e fundit kanë qenë më të pakta. Megjithatë, statistikat e dy viteve të fundit kanë treguar se një peshë në rritje në investimet e huaja direkte kanë marrë investimet e huaja në tregun e pasurive të paluajtshme.

Cikli i rritjes së tregut në vitet e fundit, por edhe çmimet konkurruese me vendet e tjera për segmentin e pronave bregdetare, kanë ngjallur një interes në rritje edhe nga investitorët e huaj.

Related

Previous Post

Korridori 8 përfshihet në rrjetin kryesor Europian TEN-T, shanse financimi për hekurudha, porte e rrugë të reja

Next Post

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia krijojnë parkun më të madh në Evropë

Next Post
Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia krijojnë parkun më të madh në Evropë

Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia krijojnë parkun më të madh në Evropë

Please login to join discussion

Qëndroni me ne

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

Vritet një 15-vjeçar në Vushtrri

23/03/2025
Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

Detaje ekskluzive: Ky është personi që dyshohet se vrau gruan e tij dhe më pas veten

24/03/2025
Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

Paga minimale në 2025-ën në vendet e rajonit

29/04/2025
Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

Dollari u lëshua në qarkullim para 159 vjetësh

13/01/2022
Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Gastronomët: Do të detyrohemi të kërkojmë punëtorë edhe në Bangladesh

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Trusti kushtëzon shtetasit e huaj për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Luksi i Loredanës nuk njeh kufi: Për një çantë të vogël paguan mbi 1 mijë euro

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Telashet me emrat në Zvicër, si paragjykohen për punë shqiptarët

Edi Rama dhe Linda Rama votojnë

Edi Rama dhe Linda Rama votojnë

11/05/2025
Dështimi i 14-të i Haxhiut për Kryetare Kuvendi – Krasniqi: Kurti po e mban shtetin peng

Dështimi i 14-të i Haxhiut për Kryetare Kuvendi – Krasniqi: Kurti po e mban shtetin peng

11/05/2025
Berisha pas Votimit: Sot vendoset e ardhmja

Berisha pas Votimit: Sot vendoset e ardhmja

11/05/2025
Dështim i 14-të për Konstituimin e Kuvendit

Dështim i 14-të për Konstituimin e Kuvendit

11/05/2025

Të Fundit

Magazina Qendra

Rrjetet Sociale

Të gjitha materialet, videot, fotografitë dhe shkrimet në këtë faqe janë pronë e portalit Qendra.info dhe mbrohen nga ligjet e miratuara mbi të drejtën e autorit. Secili përdorues ka të drejtë të aksesojë dhe shfrytëzojë këtë faqe dhe përmbajtjen e saj në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke respektuar plotësisht të drejtën e autorit.

Më të rejat

Edi Rama dhe Linda Rama votojnë

Edi Rama dhe Linda Rama votojnë

11/05/2025
Dështimi i 14-të i Haxhiut për Kryetare Kuvendi – Krasniqi: Kurti po e mban shtetin peng

Dështimi i 14-të i Haxhiut për Kryetare Kuvendi – Krasniqi: Kurti po e mban shtetin peng

11/05/2025
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

©2021 Qendra - Rr. “Muharrem Fejza”, C11/A4, Lok 3, Prishtine.
E-mail: info@qendra.info