Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ekonomia

Sipërmarrësja: Punonjësit shqiptarë po i zëvendësojmë me indianë, jemi të kënaqur!

Pëllumbesha Lasku, sipërmarrësja që drejton bujtinën e saj në Pukë, tregoi se ka disa muaj që ka punësuar punonjës nga India, me shërbimin e të cilëve thotë se është shumë e kënaqur.

rinor_post by rinor_post
14/12/2022
in Ekonomia
0
Sipërmarrësja: Punonjësit shqiptarë po i zëvendësojmë me indianë, jemi të kënaqur!
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ne kemi kohë që kërkojmë punonjës shqiptarë, por nuk punon njeri sepse ikin jashtë. U detyruam të hedhim në faqen tonë njoftim pune dhe ishin indianët që na shkruajtën të parët për të punuar.

Tashmë, ata janë të kënaqur dhe është një zgjidhje shumë e mirë për të gjithë bizneset në Shqipëri që të punësojnë punëtorë të huaj, sepse jemi në një krizë shumë të madhe t’ja dalim vetë.

Njoh edhe sipërmarrës të tjerë që kanë punësuar të huaj dhe janë shumë të kënaqur, kryesisht indianë.

Komunikojnë në gjuhën angleze dhe nuk është problem fare, edhe klientët janë mësuar dhe i kërkojnë sepse ata kanë një kulturë për punën.

Ne i mundësojmë akomodimin e fjetjes, ushqimin dhë rrogën e mjaftueshme. Edhe tjetri që ka ikur, akoma na shkruan edhe thotë se është i kënaqur për punën e mikpritjen që gjeti në Shqipëri. Punëtorët e huaj kanë një kulturë shumë të madhe për punën, e vlerësojnë shumë. Është pak e lodhshme të merremi për vizat e puëns dhe lejen e qëndrimit të tyre, sepse kjo është mënyra e vetme që të dalin nga kjo krizë e madhe të punëtorëve.

Punëtori ynë ka punuar në kuzhinat e Dubait dhe i ka pëlqyer më tepër puna jonë këtu. Jemi në diskutim që ai të sjellë edhe disa punëtorë të tjerë nga India. Kanë disiplinë.

Do të jetë një trend në rritje punësimi i të huajëve, sidomos këtë sezon vere. Është e nevojshme sepse nuk ka punëtorë, nuk kemi zgjidhje tjetër.” – theksoi Pëllumbesha Lasku për Dritare TV.

Related

Previous Post

Francezi Bernard Arnault më i pasur në botë me 171 miliardë dollarë, Elon Musk i dyti

Next Post

Hajdari: Kosova ka përparësi të shumta për investime të huaja

Next Post
Hajdari: Kosova ka përparësi të shumta për investime të huaja

Hajdari: Kosova ka përparësi të shumta për investime të huaja

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.