Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Ballina

Gjermania hap terminal për gaz të lëngshëm natyror

Lirigzona Nuredini by Lirigzona Nuredini
18/12/2022
in Ballina
0
Gjermania hap terminal për gaz të lëngshëm natyror
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kancelari gjerman Olaf Scholz e ka hapur terminalin e parë të gazit të lëngshëm natyror në qytezën veriore Vilhelmshaven.

Ndërtimi i tij – në afat rekord prej më pak se 10 muajve – tregon “kapacitetin e shtetit tonë për fillime të reja”, ka thënë Scholz në ceremoninë inauguruese.

Ky terminal është ndërtuar për të ndihmuar në zëvendësim të gazit rus. Terminali në të ardhmen pritet të shndërrojë gazin e lëngshëm natyror në gjendje gazi, ashtu që të përdoret nga rrjeti gjerman i energjisë.

Sipas Ministrisë gjermane të Ekonomisë, të gjitha këto terminale së bashku mund të sigurojnë një të tretën e gazit që i duhet vendit.

Scholz e ka marrë vendimin për ndërtim të terminaleve tri ditë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Si pasojë e sanksioneve që i ka vënë Perëndimi Moskës për këtë luftë, Rusia i ka zvogëluar furnizimet me gaz në Evropë, dhe me raste i ka ndalur ato tërësisht.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Related

Previous Post

Shqetësuese: 55.7 % e qytetarëve të gatshëm ta lëshojnë Kosovën për një vend pune

Next Post

BE-ja kërkon që të gjitha vendet të reduktojnë emetimet e dyoksidit të karbonit

Next Post
BE-ja kërkon që të gjitha vendet të reduktojnë emetimet e dyoksidit të karbonit

BE-ja kërkon që të gjitha vendet të reduktojnë emetimet e dyoksidit të karbonit

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.