Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Opinionet

A e ndjejmë urinë e Gazës?

Enesa Veseli by Enesa Veseli
03/10/2025
in Opinionet
0
A e ndjejmë urinë e Gazës?
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa deshëm dhe gëzojmë një botë globale, nuk mund të bëjmë sikur nuk shohim dhe as ndjejmë vuajtjen nga uria dhe vrasjen e mijëra grave, fëmijëve e të moshuarve në Gaza. Në Itali, në të vërtetë, nuk bëjnë sikur. Një shoqëri që ka krijuar një ndërgjegje, që ka një etikë nuk mund ta kthejë kokën nga ana tjetër. Sot e gjithë Italia ndalon, hesht, në mbështetje të anijeve të “Flotilla”, mbi 44 varka me vela të mbushura me ushqime, të cilat janë bllokuar nga Izraeli në përpjekjen për të çuar ushqim në Gaza.

Gaza nuk është Hamasi. Gaza është peng e një politike terroriste, ekstremiste siç edhe ne shqiptarët e kemi provuar në kurriz. Kush na pyeste ne ndërsa ishim peng të politikës së çmendur dhe izoluese të një diktatori si Enver Hoxha? Dhe jo pak, por 45 vite në një kafaz që i pëlqente vetëm një njeriu dhe nomenklaturës së tij.  Ajo që lëndon sot është se në Shqipëri ka njerëz që nuk e ndjejnë urinë e Gazës, që vendosin gishtin në stomakët dhe në trupat skelektrikë të një populli dhe u thonë: Faji është i juaji! Ju nuk dini! Ju nuk jeni si ne! Ju keni Hamasin! Por Hamasi është një kërpudhë e keqe që duhet shkulur me ndërhyrjen e më të zotëve dhe jo me duart e fëmijeve dhe të moshuarve të Gazës.

Uria e Gazës duket sikur ndjehet kudo në botë, vetëm mes nesh nuk ka sensibilizim. A e ndjejmë të paktën thellë brenda nesh padrejtësinë ndaj fëmijëve, grave e të moshuarve? Ndërsa në këtë tetor ngremë zërin për shëndetin e gruas, për ekografi e mamografi, mendoni një grua të sëmurë me kancerin e gjirit në Gaza. Ku mund të shkojë ajo? Çfarë mund të bëjë që të marrë një ilaç, një kimioterapi?

Në kohën e Inteligjencës artificiale. Gaza bombardohet sikur e gjithë Bota të kishte ndalur në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Në kohën e inteligjencës artificiale, Ukraina nuk shpëton dot nga një sulm absurd për pretendime kufijsh, kur kufijtë po i heqim dita ditës. Bota përfshihet në konflikte, pasi shumë prej nesh në vend të paqes, kanë luftën brenda vetes; luftë për t’u renditur mes më të pasurve, mes më të fortëve, mes më të mëdhenjve, mes më të lartëve, mes më të klikuarve.

Në Flotilla, mbi 500 pjesmarrës europianë lanë divanët e tyre të ngrohtë, shtëpitë me ujë, internet e ushqime. Lanë smartphone-t me skrollet që alternojnë fytyra me silikon, paserelat e javëve të modës me fëmijët e uritur dhe një tokë të zhuritur për t’i thënë Stop!

Related

Previous Post

Trajtimi i Ekzemës dhe Problemeve të Lëkurës me Fitoterapi Ruse: Bimë dhe Ilaçe Natyrale për Qetësimin dhe Ripërtëritjen e Lëkurës

Next Post

Kompanitë e basteve parashikojnë humbjen e sigurt të Shqipërisë në Leskovac, Serbia quhet në nivel tjetër

Next Post
Kompanitë e basteve parashikojnë humbjen e sigurt të Shqipërisë në Leskovac, Serbia quhet në nivel tjetër

Kompanitë e basteve parashikojnë humbjen e sigurt të Shqipërisë në Leskovac, Serbia quhet në nivel tjetër

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.