Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

A po e paralajmëron shkarkimin e Xhafer Tahirit? – Lumir Abdixhiku reagon për rastin “Vushtrri”

Enesa Veseli by Enesa Veseli
20/10/2025
in Lajme
0
A po e paralajmëron shkarkimin e Xhafer Tahirit? – Lumir Abdixhiku reagon për rastin “Vushtrri”
0
SHARES
26
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtinë, 20 tetor 2025 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas marrëveshjes së nënshkruar nga kandidati i partisë në Vushtrri, Xhafer Tahiri, me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), duke e quajtur këtë çështje “periferike” që do të trajtohet pas përfundimit të balotazhit.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku bëri të ditur se ka mbledhur kandidatët e LDK-së që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale dhe se fokus i partisë do të jetë vetëm në garat ku ajo është pjesëmarrëse.

“Çdo energji, çdo fokus, çdo aktivitet i LDK-së në këto ditë do të drejtohet vetëm për LDK-në. Çështjet tjera periferike, ato të pas humbjeve e protagonizmave kohë-humbëse, do të trajtohen menjëherë pas 9 nëntorit; dhe atë qartë e drejtë,” shkroi Abdixhiku.

Ky formulim është parë si një sinjal i qartë i pakënaqësisë së kryetarit të LDK-së ndaj veprimit të Tahirit, i cili nënshkroi marrëveshje pa miratim të Kryesisë së partisë.

Tahiri, që doli i treti në raundin e parë në Vushtrri, vendosi të përkrahë kandidatin e LVV-së, Sylejman Meholli, në balotazh kundër kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi. Marrëveshja u nënshkrua sot në prani të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Abdixhiku theksoi se LDK-ja është e fokusuar në garat e saj në nëntë komuna, përfshirë Prishtinën, Pejën, Fushë Kosovën, Gjilanin, Vitinë, Obiliqin, Junikun, Dragashin dhe Suharekën, ndërsa dy të tjera tashmë janë fituar nga kjo parti.

Related

Previous Post

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, në reanimacion prej dy javësh

Next Post

Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e plotë të masave ndëshkuese

Next Post
Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e plotë të masave ndëshkuese

Shoqëria civile në Kosovë i kërkon BE-së heqjen e plotë të masave ndëshkuese

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.