Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka folur para mbledhjes së sotme të Grupit Parlamentar të kësaj partie.
Ai u pyet nga gazetarët nëse është diskutuar emri i Vjosa Osmani për presidente në takimin e zhvilluar mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Shala deklaroi se ende nuk është diskutuar për emra të veçantë.
“Jo, s’kemi diskutuar për emra të veçantë. Por për zgjidhje në parim do të bisedojmë sot dhe pas takimit do të merrni një deklaratë formale”, tha Shala.

