Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, gjatë hapjes së fushatës, në fjalimin e tij tha se janë mbledhur jo vetëm për një tubim të radhës elektoral.
Sipas tij, sonte janë mbledhur për të ndezur shpresën e një populli dhe për të kthyer besimin në politikë dhe në Republikë.
‘’Sonte jemi mbledhur jo vetëm për një tubim tëradhës elektoral. Sonte jemi mbledhur për të ndezur shpresën e një populli. Për ta kthyer besimin në politikë dhe në Republikë. Sonte jemi mbledhur për të nisur rrugëtimin e madh drejt fitores së 12 tetorit; dhe me gjithë të, për tënisur një kapitull të ri të jetës në vend’’, deklaroi Abdixhiku.
Abdixhiku ka thënë se LDK është shpresë për prindërit dhe fëmijët tanë dhe gjenartat që do të vijnë.
“Lidhja Demokratike nuk është vetëm parti – është ndjenjë, shpresa e prindërve e fëmijëve tanë, është shpresa e gjeneratave të ardhme që do të vijnë pas nesh dhe do të krenohen me historikun e kësaj Lidhje që kalon çdo kohë. LDK është dashni”,ka thënë Abdixhiku.