Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abdixhiku: Nesër marrim pjesë në seancë, kabineti qeveritar të dorëhiqet- zvarritjet tjera janë kalkulime për dëmtimin e rendit kushtetues

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se nesër partia që ai udhëheqë do të marrë pjesë në seancën konstituive, shkruan Periskopi.

Valon Arifi by Valon Arifi
16/04/2025
in Lajme
0
Abdixhiku: Nesër marrim pjesë në seancë, kabineti qeveritar të dorëhiqet- zvarritjet tjera janë kalkulime për dëmtimin e rendit kushtetues
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Abdixhiku përmes një komunikate në Facebook, u bëri thirrrje edhe partive tjera që të jenë prezente në seancë, derisa në anën tjetër ftoj Albin kurtin dhe ministrat e tij që të dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës.

“Logjika dhe demokracia triumfojnë! Zvarritjet e tjera janë veçse kalkulime politike me qëllim të dëmtimit të shtetit, demokracisë dhe rendit kushtetues!”, shkroi mes tjerash Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës duhet të mbahet e të thirret më së largu çdo 48 orë. Nesër, nga ora 10:00, siç e parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, deputetët e LDK-së do të jenë prezent në seancën që duhet të ndodhë.
LDK-ja i fton të gjithë deputetët e certifikuar dhe të gjitha partitë parlamentare, të jenë prezent në këtë seancë.
Njëkohësisht, ftojmë kabinetin qeveritar, që pretendojnë se janë dorëhequr por ende, dhe paradoksalisht, mbajnë mbledhje qeveritare dhe marrin vendime, të dorëhiqen dhe këto dorëheqje t’i deponojnë te organet e Kuvendit të Kosovës. Të tjerët anëtarë të Qeverisë që s’janë apo s’duan të betohen si deputetë, vazhdojnë punën në Qeveri; deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.
Betimi i deputetëve ndodhë!
Kushtetuta mbrohet!
Shteti funksionon!
Logjika dhe demokracia triumfojnë!
Zvarritjet e tjera janë veçse kalkulime politike me qëllim të dëmtimit të shtetit, demokracisë dhe rendit kushtetues!
Nesër, nga ora 10:00, mblidhemi në seancë.
Le të kuptohen qartë bllokuesit institucional e mosrespektuesit e Rregullores, Ligjit e vet Kushtetutës!

Related

Previous Post

Mustafa: Dje e kuptoi gjithë Kosova se VV i ka vetëm 52 vota

Next Post

Valon Syla godet Hekuran Muratin: Qysh ki me ja qitë rrogën vetit-rrogat si deputet si ministër apo dy rroga

Next Post
Valon Syla godet Hekuran Muratin: Qysh ki me ja qitë rrogën vetit-rrogat si deputet si ministër apo dy rroga

Valon Syla godet Hekuran Muratin: Qysh ki me ja qitë rrogën vetit-rrogat si deputet si ministër apo dy rroga

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.