Prishtinë, 27 tetor 2025 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar sot me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Abdixhiku përmes një postimi, ku e ka vlerësuar takimin si shumë të frytshëm dhe miqësor.
“Ishte një takim i shkëlqyeshëm me një mik të shkëlqyeshëm siç është Fatmir Limaj. Me pasë dashtë ju me ditë, ju kishim thirrë në takim,” ka deklaruar Abdixhiku me humor, duke lënë të kuptohet se biseda është zhvilluar në një atmosferë të afërt e miqësore.
Takimi mes dy liderëve vjen në një kohë kur në skenën politike kosovare po zhvillohen diskutime për bashkëpunime të mundshme ndërmjet partive opozitare, ndonëse ende nuk janë dhënë detaje për temat konkrete të bisedës.

