Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abdixhiku pret diplomatët francez: VV`ja të marrë përgjegjësi për krizën e krijuar

Enesa Veseli by Enesa Veseli
27/08/2025
in Lajme
0
Abdixhiku pret diplomatët francez: VV`ja të marrë përgjegjësi për krizën e krijuar
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i LDK`së Lumir Abdixhiku ka pritur gjatë ditës së sotme një delegacion francez i kryesuar nga i dërguari i posaçëm i Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, si dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Përmes një postimi në “Facebook”, kryetari i LDK ka treguar çfarë është biseduar në takim.

 

Sipas tij përgjegjësinë për bllokimin e formimit të institucioneve e ka Lëvizja Vetëvendosje.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues dhe normalitetin institucional të vendit. Ata që e kanë nisur këtë rrugëtim, duhet të marrin përgjegjësinë për krizat që i shkaktojnë me vetëdije”, ka shkruar Abdixhiku ndër të tjera./Periskopi/

 

Njoftimi i plotë:

Sot prita në takim të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, z. René Troccaz, si dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot.
Gjatë bisedës sonë diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën aktuale, veçanërisht sfidat me të cilat po përballet Kosova – nga bllokada institucionale deri te pasojat e qeverisjes populiste – si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj gjendjeje. Theksova qartë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues dhe normalitetin institucional të vendit. Ata që e kanë nisur këtë rrugëtim, duhet të marrin përgjegjësinë për krizat që i shkaktojnë me vetëdije.
Në fund, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese dhe për rolin e rëndësishëm të saj në mbështetjen e integrimit evropian të vendit tonë.

 

 

Related

Previous Post

Liburn Aliu jep dorëheqje, shkak Dimal Basha

Next Post

LVV ankohet në Supreme kundër urdhrit të PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhje

Next Post
LVV ankohet në Supreme kundër urdhrit të PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhje

LVV ankohet në Supreme kundër urdhrit të PZAP-it për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhje

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.