Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit për takim, ia përmend “hajvanatin”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e kryetarit të VV’së, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurtit, për takim konsultativ për formimin e Qeverisë dhe Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

Valon Arifi by Valon Arifi
08/04/2025
in Lajme
0
Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit për takim, ia përmend “hajvanatin”
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mirëpo, ka thënë se LDK e pret dhe e mbështet konstituimin e Kuvendit më 15 prill dhe se nuk do të ketë pengesë.

“Sado që unë dhe LDK nuk udhëhiqemi nga inati; sado që ne besojmë në dialog, bashkëpunim e komunikim njerëzor e politik; një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik. Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim. Sepse fjalët, si edhe bindjet, kanë peshë”, ka shkruar Abdixhikiu.
Tutje, ai ka thënë se LDK njeh të drejtën legjitime, demokratike dhe kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin për qeverisje.

“Dhe në rast të dështimit të saj, njeh të drejtën e secilit për të ndërtuar shumicën. Qëndrimet tona janë të qarta”, ka shkruar tutje ai.

Abdixhiku ka thënë se para, gjatë dhe pas fushatës – LDK, anëtarët dhe votuesit e saj, kanë qenë subjekt i një gjuhe dhe mendësie që ofendon, përçan, etiketon dhe sulmon.

“Fjalët e thëna ndaj nesh kanë peshë. Dhe fjalët tona – ato që u kemi dhënë qytetarëve tanë, atyre që nuk joshen nga spektakli i përçarjes por që besojnë se shteti ndërtohet me respekt e dinjitet – kanë peshën e fjalës së dhënë. Peshën e besës. Besë do të ketë!”, thuhet në postimin e tij.
Ndryshe, ftesa për takim Abdixhikut i ka shkuar para dy ditësh.

Kurti për takimin me Abdixhikun kishte caktuar dy orare, më 9 prill në ora 15:00, dhe 10 prill në ora 09:00 ose 14:00.

“Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së Qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhej në letrën që Kurti ia ka dërguar Abdixhikut.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 15 prillin si datë ku do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit./Reporteri.net

Related

Previous Post

Osmani i kërkon mbështetje Francës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Next Post

Valon Syla: “LDK refuzon më në fund VV’në, Nisma mbetet shylevek”

Next Post
Valon Syla: “LDK refuzon më në fund VV’në, Nisma mbetet shylevek”

Valon Syla: “LDK refuzon më në fund VV’në, Nisma mbetet shylevek”

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.