Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abdixhiku takim me gratë e LDK-së: Ne do të rikthejmë shpresën bashkë me gratë në ballë të ndryshimit

Enesa Veseli by Enesa Veseli
10/12/2025
in Lajme
0
Abdixhiku takim me gratë e LDK-së: Ne do të rikthejmë shpresën bashkë me gratë në ballë të ndryshimit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është takuar me aktiviste të LDK-së, asambleista të zgjedhura dhe kandidate gra për deputete.

Abdixhiku ka thënë se gratë aktiviste zgjedhin shpresën, duke shtuar se në çdo bisedë me to sheh dashurinë për Kosovën.

Tutje, ka thënë se LDK  do të rikthejmë shpresën bashkë; me gratë në ballë të ndryshimit.

Postimi i Abdixhikut:

E ardhmja që duam fillon me to!

Forca që na duhet nis me to!

Prandaj me gratë aktiviste zgjedhim shpresën!

Sonte pata kënaqësinë të kaloj një mbrëmje të veçantë me aktivistet gra të jashtëzakonshme; me asambleistet e zgjedhura nga zgjedhjet e fundit lokale dhe me kandidatet gra në listën tonë për zgjedhjet e ardhshme. Gra të forta, profesioniste, të angazhuara dhe të përkushtuara që i japin politikës sonë frymën e qytetarisë, maturisë dhe të ardhmes.

Në çdo bisedë e në çdo mendim të tyre, pashë një gjë të përbashkët: dashurinë për Kosovën dhe vendosmërinë për ta çuar këtë vend përpara. Me to, rrugëtimi ynë bëhet më i drejtë, më i mençur dhe shumë më i fuqishëm.

Jam krenar për secilën prej tyre. Jam mirënjohës për energjinë, idetë dhe besimin që sollën sonte. Kosova ka nevojë për zërin, guximin dhe mendjen e tyre.

Me 76 asambleistet e zgjedhura, e me 37 gra kandidate, folëm për angazhim në fushat, për takime me familje e me gra anembanë Kosovës. Gruaja aktiviste duhet të jetë shembull për secilën vajzë të re që ëndërron, beson e jeton në Kosovën me të ardhmen e bukur.

Ne do të rikthejmë shpresën bashkë; me gratë në ballë të ndryshimit.

Related

Previous Post

Vëllai i Presidentit Thaçi në mbështetje të Artan Behramit në konventën e PDK-së

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.