Magazina QendraQendra
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulture
  • Ekonomia
  • Opinione
Home Lajme

Abelard Tahiri: LVV ka propozuar për kryetar të Kuvendit tre kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj UÇK-së

Enesa Veseli by Enesa Veseli
23/08/2025
in Lajme
0
Abelard Tahiri: LVV ka propozuar për kryetar të Kuvendit tre kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj UÇK-së
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se Vetëvendosje deri tani ka propozuar për kryetar të Kuvendit, tre kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj UÇK, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka treguar se çfarë vendime kanë marr Haxhiu, Gërvalla e Murati për veteranët e invalidët UÇK.

 

Postimi i plotë:

 

Deri sot, LVV ka propozuar për kryetar të Kuvendit tre kandidatë që mbajnë rekord të zi ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës:

1. Albulena Haxhiu dhe grupi parlamentar i LVV-së kanë miratuar ligjin për themelimin e Institutit për Hetimin dhe Hulumtimin e Krimeve të Luftës, duke zgjatur afatin e këtyre hulumtimeve deri më 31 dhjetor 2000. Po kush ka luftuar në Kosovë pas qershorit 1999?! Pra, veteranët e UÇK-së mund të ndiqen për krime lufte deri më 31 dhjetor 2000, sipas ligjit të Albulenës – pikërisht ashtu siç do Serbia. Ky është shërbimi më i madh që i është bërë Serbisë.

2. Donika Shvarc ka treguar vetë se ka bërë hetime personale, ka fabrikuar dosje për krerët e UÇK-së (me siguri bashkë me prokurorë serbë) dhe thot se i ka dorëzuar pranë Gjykatës, duke u mburrur vetë me këtë veprim.

3. Hekuran Murati i ka përjashtuar nga paga minimale tri kategoritë më të lavdishme të shoqërisë sonë:

 

• Veteranët e UÇK-së
• Familjet e Dëshmorëve
• Invalidët e UÇK-së

Po duket se të gjithë pe dimë se kush do të jetë nesër kandidati i radhës.

Related

Previous Post

Konsumimi i ulët i lëngjeve shoqërohet me rritje të hormonit të stresit tek të rriturit

Next Post

Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës, i vendoset masa arrest shtëpie

Next Post
Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës, i vendoset masa arrest shtëpie

Gjykata merr vendimin për vajzën e Eli Farës, i vendoset masa arrest shtëpie

Please login to join discussion
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

×
No Result
View All Result

Recent Searches

Lajme
Shendet
Sport
Kulture
Ekonomi
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
  • Lifestyle
  • Shendeti
  • Fejton
  • Kulturë
  • Ekonomia
  • Opinione

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.