Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka ndarë me publikun momente nga jeta e saj personale dhe rrugëtimi i gjatë artistik që ka lënë gjurmë në muzikën shqipe.
Gjatë intervistës, Adelina u rikthye te projekti i saj i famshëm “Ushtrinë time do ta bëj”, këngë që në kohën e publikimit shkaktoi shumë diskutime.
E pyetur për politikën aktuale në Kosovë, ajo u shpreh:
“Të flasësh për politikën dhe të mos flasësh për Adelinën është e pamundur. Mendoj se tash është epoka e Albin Kurtit. Në fakt, në Kosovë po se po, por besoj që do të jetë edhe këtej kufirit në një moment.”
Moderatorët e pyetën me humor nëse do të bënte “një ushtri me Albin Kurtin”, ndërsa artistja reagoi po ashtu me shaka, duke e marrë situatën me sportivitet.