Pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Adelina Tahiri ka reaguar ashpër në emisionin “Kosova Live” në T7, duke kritikuar kolegen Adelina Ismaili për mosndjeshmëri.
Ismaili po atë natë që vdiq Kasapi e mbajti koncertin e saj pa e përmendur artistin e ndjerë.
“Unë e përgëzoj për arritjet sukseset, por atë natë në koncert është dashtë të mbajë të paktën një minutë heshtje, një fjalim i shkurtër… s’po them ta anuloj koncertin larg asaj, po të kishte vetëm diçka aty”, tha Tahiri.
”E mjerueshme që nuk e ka kujtuar fare,” tha Tahiri në fund.

