Sulmuesi gjerman Karim Adeyemi thuhet se ka kërkuar largimin nga Borussia Dortmundi, me arsyen kryesore që lidhet me kërkesën e partneres së tij, këngëtares kosovare Loredana Zefi.
Adeyemi është nën kontratë me klubin verdhezi deri në vitin 2027, megjithatë e ardhmja e tij ka qenë vazhdimisht temë diskutimi prapa skenave. Sipas mediumit gjerman BILD, 22-vjeçari i ka bërë të ditur drejtuesve të Dortmundit dëshirën për t’u larguar nga klubi.
Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se arsyeja kryesore lidhet me jetën private: Loredana Zefi dëshiron të jetojë në një qytet të madh evropian, në vend të Dortmundit, gjë që ka ndikuar në vendimin e futbollistit.
Mbetet të shihet se si do të reagojë Borussia Dortmundi ndaj kësaj kërkese dhe nëse ndonjë klub i madh evropian do të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e Adeyemit në afatin e ardhshëm kalimtar.

