Prishtinë – Para pak çastesh është raportuar për një aksident të lehtë trafiku në qendër të Prishtinës, në afërsi të ndërtesës së vjetër të Komunës. Në ngjarje është përfshirë një furgon i trupave paqeruajtëse të KFOR-it dhe një automjet i drejtuar nga një qytetar.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë e lehtë dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës, të cilat kanë bërë sigurimin e zonës dhe po merren me hetimin e shkaqeve të aksidentit.
Qarkullimi në atë pjesë të qytetit është zhvilluar me vështirësi për disa minuta, por më pas trafiku është normalizuar./Qendra.INFO

